Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qëlloi me armë zjarri një person dhe tentoi ta vriste, arrestohet pas informacionit të rëndësishëm 40-vjeçari në Lezhë

Postuar: 12/11/2019 - 14:49

Policia e Lezhës ka arritur të bjerë në gjurmët e një 40 vjeçari, të shpallur në kërkim për veprat penale ‘Vrasja e mbetur në tentativë’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’ dhe e ka arrestuar.

Mësohet se shtetasi me iniciale A. P., 40 vjeç, në tetor të këtij viti ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin M. F.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.

Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore një person, i shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbatja pa leje".

Në zbatimin e planit të masave për kapjen e personave në kerkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po levizte me mjet në aksin e vjetër Zejmen-Lezhë, Policia  Rrugore e Lezhës, në bashkëpunim më shërbimet e Komisariatin të Policisë Lezhë ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

P., 40 vjeç, banues në Kolsh, Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në tetor të vitit 2019, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin M. F.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 09:59

Forcat e Posaçme "Shqiponja" në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit të koduar "Lake".

Postuar: 07/12/2019 - 09:48

Vienna Insurance Group (VIG)është një kompani e cila ofron një gamë të

Postuar: 07/12/2019 - 09:44

Ditën e djeshme ish-kryeprokurorja Arta Marku i dorëzoi detyrën si Prokuror i Përgjithshëm ish-sh

Postuar: 07/12/2019 - 09:35

Interpol Tirana në bashkëpunim homologët  kanë arritur të arrestojnë dhe të ekstradojnë nga

Postuar: 07/12/2019 - 08:58

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në 26 nëntor na la pas fatkeqësisht 51 persona të vdekur

Postuar: 07/12/2019 - 08:39

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mesnatën që lamë pas në Tiranë.

Postuar: 07/12/2019 - 08:19

Moti edhe ditën e sotme do të karakterizohet nga paqëndrueshmëria.