
Postuar: 25/09/2018 - 23:45
Një i ri është arrestuar nga Policia ditën e sotme pasi dje ka qëlluar me thikë një 52 vjeçar nga Tirana.Mësohet se 20 vjeçari me inicialet A.M, banues në Tiranë, më datë 24. 09. 2018, në fshatin Farkë e Vogël ka goditur me thikë 52 vjeçarin me inicialet E.Q, banues në Tiranë po ashtu.Fatmirësisht i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 25. 09. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi më datë 24. 09. 2018, në fshatin Farkë e Vogël, ka goditur me mjet prerës shtetasin E .Q., vjeç 52, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 88 i Kodit Penal.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/