BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Aktualitet

Qershori dhe muaji sollën bum vrasjesh në vend, 13 të vrarë brenda 40 ditësh, nga atentatet mafioze deri te krimet në familje

Qershori dhe muaji sollën bum vrasjesh në vend, 13 të vrarë

Bilanci i vrasjeve në vend sa vjen e rëndohet. Brenda një muaji e 10 ditësh janë shënuar plot 13 vrasje në disa qytete të vendit ku në krye qëndrojnë Vlora e Shkodra. Nga sa kemi raportuar gjatë këtij muaji pjesa më e madhe e tyre kanë qenë atentate mafioze, kryesisht për larje hesapesh , ndërsa pjesa shënojnë krime në familje. Një shifër kjo e cila tregon se situata në vend ka dalë jashtë kontrollit dhe se autoritetet përkatëse duhet të angazhohen për parandalimin në kohë të tyre. Sakaq vetëm pak ditë më parë banorët në disa qytete, kanë shprehur hapur shqetësimin se tashmë atentatet në vend janë bërë diçka e zakonshme. “Këtu në Shqipëri kështu po ndodhin ngjarjet. Është bërë si program tani kjo punë. Vrarë këtu, vrarë atje”, është shprehur njëri prej tyre. Ndërsa ajo që duhet të theksojmë është se në shumicën e ekzekutimeve, nga hetimet e kryera nuk ka ende asnjë gjurmë të autorëve.
Vrasjet gjatë muajit maj
Gjatë muajit maj janë shënuar plot 6 vrasje, të cilat rezultojnë të jenë atentate mafioze. Kështu në datë 10 është kryer ekzekutimi në Vlorë i 40-vjeçarit B. B., në një atentat mafioz në mes të ditës. Biznesmeni ka qenë duke udhëtuar me një makinë tip “BMW”, teksa ishte i shoqëruar edhe nga dy persona të tjerë një oficer policie dhe një i afërm i tij, të cilët janë larguar në momentin e ekzekutimit. Nuk ka ende asnjë gjurmë të autorëve për këtë ngjarje. Mbrëmjen e po asaj dite u vra gjithashtu te zona e “5 Majit” në Tiranë 27-vjeçari M. Qema. Kujtojmë se i riu u qëllua për vdekje me një plumb në gjoks nga shoku i tij Marjus Dema pasi ishin duke konsumuar alkool bashkë me disa miq të tjerë në një lokal. Një ditë më pas e datë 11 e kishte radhën Elbasani, teksa shënjestër ka qenë 41-vjeçari Everest Çaka, i cili u qëllua për vdekje në sy të gruas brenda në makinë. Edhe për këtë atentat nuk ka ende gjurmë të autorëve. Në 17 Maj është tronditur qyteti i Shkodrës, E. Mustafa gjendet i vdekur te zona e Livadheve i ekzekutuar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë po hetohet, referuar përplasjeve të ndodhura ndër vite mes fiseve Lici, Bilali, e Bajri në Shkodër, ku në këto dy të fundit viktima njihej si pjesëtar i grupit. Në 21 maj, sërish krimi goditi në Vlorë duke i marrë jetën D. Troqes, ndërsa në 30 maj është kryer ekzekutimi i E. Begajt.
Vrasjet gjatë muajit Qershor
Sakaq 10 ditët e para të muajit qershor janë shënuar plot 7 vrasje, tre nga të cilat krime brenda familjes. Më 1 qershor, u ekzekutua biznesmeni Ç. Selimi në Tepelenë me një plumb në kokë dhe një në gjoks, nga persona ende të paidentifikuar. Një ditë më pas janë shënuar dy vrasje, R. Qorri u vra në lokalin e tij ndërsa iu plagos edhe i biri nga S. Shani. Ngjarja kriminale ndodhi pas një konflikti çasti. Po këtë natë, në derë të shtëpisë u ekzekutua Sh. Velaj, 35-vjeçarit, 6 vjet më parë i kishin vrarë dhe vëllain, në të ashtuquajturën “masakra e Çoles”. Më datë 4, në mes të Tiranës pranë Gjykatës u regjistrua një vrasje brenda në lokal. Vjehrri vrau dhëndrin pasi po i divorcohej me të bijën. Ndërsa më 6 qershor, biznesmeni G. Mema u ekzekutua nga persona ende të paidentifikuar në derë të shtëpisë në Ksamil. Po më datë 6, vëllai vrau motrën pas një konflikti në Shkodër. Një ditë më pas opinioni publik u trondit nga vrasja në Librazhd, ku burri vrau me sëpatë gruan dhe më pas vari veten në pemë.

Më të lexuarat