
PS zyrtarizon sot kandidaturat për garën lokale, zbulohet surpriza e ‘gurëve të shahut’ që do luaj Rama në zgjedhjet e 14 Majit

Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kur vjen kthesa drastik: Këto janë datat që do ketë...

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me njoftimin e rëndësishëm dhe merr vendimin e minutës së fundit

“Braktisi” Berishën, Agron Duka zbulon pse do të garojë i vetëm në zgjedhje

Rritja e pëlqyeshmërisë për Alibeaj, pedagogia: Ty nuk mundet të të duket Edi Rama një njeri...

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

KQZ kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve dhe disa zyrtarëve të tjerë (EMRAT)

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Qeveria gati projekligjin për krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin Penitenciar, hetim familjarëve të të dënuarve dhe në shërbim prove

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Janar 2023

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve kërkon zgjerim të kompetencave por dhe të subjekteve të kontrollit në sistemin penitenciar. Përmes një pr/ligji kërkon të ngrihet Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin Penitenciar me atributin e policisë gjyqësore. Me këtë reformim, Agjencia e Mbikëqyrjes do të ketë detyrë të hetojë jo vetëm punonjësit e burgjeve, por ushtron veprimtarinë e saj edhe ndaj të paraburgosurve, të dënuarve, familjarëve e personave të tretë kur cenohet regjimi i institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale. Gjithashtu kjo agjenci do të hetojë edhe punonjësit e Shërbimit të Provës, personat nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës ose familjarë të tyre, si dhe çdo person të tretë që cenojnë mbikëqyrjen këtyre personave. Në projektligjin e paraqitur, thuhet se Agjencia do të ketë veprimtari informative gjurmuese si dhe veprimtari hetimore paraprake. Nëse vërtetohet se ekzistojnë shkelje disiplinore apo administrative, referohet për procedim. Nëse rezulton se punonjësi ka kryer vepër penale, materialet i referohen prokurorisë kompetente. Në nenin 16 të pr/ligjit punonjësi operacional i Agjencisë ka të drejtë të hyjë, të kontrollojë dhe të marrë dokumente, evidenca dhe informacione, në formë të shkruar ose elektronike, në të gjitha zyrat, sekretaritë, kartotekat, arkivat e mjediset e strukturave ose t’i marrë ato nga çfarëdo burim tjetër informacioni me qëllim zbulimin apo hetimin e veprave penale, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Mund të mbledhë edhe të dhëna në fshehtësi në përmbushje të misionit të saj si dhe të kërkojë informacione për pasuritë dhe dhuratat ose privilegjet e punonjësve. Projektligj u hartua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Agjencia do të ushtrojë veprimtarinë e saj në të gjithë territorin e vendit. Do të ketë 16 punonjës me një efekt financiar në mbi 30 000,000 lekë.
Më të lexuarat


Njihuni me parashikimin e motit për këtë fundjavë, meteorologia Lajda Porja tregon kur vjen kthesa drastik: Këto janë datat që do ketë...

KQZ godet me dorë të fortë dhe kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve të njohur socialistë, zbardhet çfarë ka ndodhur

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me njoftimin e rëndësishëm dhe merr vendimin e minutës së fundit

Jeni bërë gati! Nesër ndryshon ora, ja si do shkojnë akrepat

Qendrat e masazheve kthehen në vatra prostitucioni, 9 të arrestuar në 3 muaj në Tiranë, ekspertët ngrejnë alarmin

Fundjava iu pret me plot surpriza, por para se të nisni planet hidhni një sy temperaturave të motit

E kishin kthyer banesën në plantacion kanabisi, arrestohen 3 të rinj shqiptarë në Spanjë. Detaji që i “nxori zbuluar” para policisë

U raportua për atentat, policia zbulon si qëndron e vërteta: Çfarë ndodhi në aksin Tiranë-Lezhë

Aksident me vdekje/ Bie nga skela 53-vjeçari, dalin detajet e para

Dështon atentati në Lezhë! Zbardhen detaje të reja, qëllohet me breshëri makina në ecje, manovron dhe u shpëton plumbave duke...
