BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Aktualitet

“Qeveria nuk pranoi rritjen e çmimeve”, kreu i Shoqatës së Transportit zbulon datën e shumëpritur kur nisin punën urbanët

“Qeveria nuk pranoi rritjen e çmimeve”, kreu i Shoqatës

Transporti ndërqytetas është një ndër sektorët e fundit që do të hapet, me lirimin e masave ndaj koronavirusit.

Sipas kryeministrit Rama, në fund të muajit maj do të ketë strategji të reja për transportin publik, i cili do të hapet pjesë-pjesë. Ndërkohë, kompanitë e transportit publik duhet të zbatojnë një plan masash në mënyrë që të rikthejnë aktivitetin e tyre, duke përfshirë këtu edhe reduktimin e numrit të pasagjerëve.

Në një intervistë për Euronews Albania, kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas, Kujtim Mema tha se ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga qeveria se kur mund të nisë transporti publik, por shtoi se po mendohet data 8 qershor, edhe pse asgjë nuk është ende e sigurt.

 “Transporti do jetë me gjysmë kapaciteti, ndoshta në sedilje të kryqëzuara, apo do lejohen vetëm 2 familjarë në një sedilje, maskat, dorezat, dezinfektanti sigurisht.

Ne kemi kohë që presim që të fillojmë punë pasi situata për ne ka qenë e vështirë. Para pak kohësh dolëm me një deklaratë ku thamë se transporti me gjysmë kapaciteti është i vështirë për ne pasi bileta është e lirë.

I kërkuam qeverisë një rritje me 30 për qind të çmimit, gjë që nuk u pranua. U mendua se mund të ketë një kompensim të këtyre vendeve bosh në drejtim të taksave, tatimeve në mënyrë që të na i rimbursojnë, por për këtë jemi ende në negociata”, tha  Mema.

Mema theksoi se nisur nga fakti se qarkullimi i njerëzve në këtë periudhë është i reduktuar, të tilla do të jenë fillimisht edhe oraret e lëvizjes, të cilat do të reduktohen për t’ju kthyer normalitet shkallë-shkallë.

Më të lexuarat