Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

QSUT reagon pas vdekjes së foshnjës: Nuk mund t’i bëhej vaksina

Postuar: 22/01/2019 - 18:05

Pas lajmit të publikuar në disa media rreth vdekjes së një foshnje 4-muajshe, ku dyshohet se është infektuar nga fruthi në ambientet e spitalit, ka reaguar edhe Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sipas QSUT, fëmija është trajtuar në mënyrë intensive për 10 ditë nga ekipi reanimator, me mjekime bashkëkohore për një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, atë të pneumonisë masive bilaterale.

Reagimi i plotë:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur se fëmija me inicialet A. A me moshë 4 muaj, që ka humbur jetën pranë shërbimit të Reanimacionit të Pediatrisë është trajtuar në mënyrë intensive për 10 ditë nga ekipi reanimator, me mjekime bashkëkohore për një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, atë të pneumonisë masive bilaterale.

Fëmija ishte vetëm 4 muajshe, moshë në të cilën sipas Kalendarit të Vaksinimit nuk aplikohet vaksina e fruthit. 

Përveç kësaj, megjithë moshën e vogël, foshnja ka vuajtur nga infeksione të përsëritura të mushkërive, për të cilat është trajtuar disa herë. Kjo ka bërë që kjo foshnje të pësojë një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, pneumoninë.
 
Gjatë 10 ditëve të qëndrimit të Terapinë Intensive të Pediatrisë, fëmijës i janë bërë të gjitha protokollet mjekësore bashkëkohore si dhe është asistuar me frymëmarrje të drejtuar, por megjithë përpjekjet e ekipit reanimator mjekë infermierë, ishte e pamundur që foshnja të mbijetonte.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 23:29

Persona që kanë qenë të pranishëm në restorantin "Panorma" në Porto Palermo në momentin kur ka ndodhur incidenti mes pronarit Mihal Kokëdhima dhe grupit të turistëve spanjollë, japin dëshmi mbi atë se çfarë

Postuar: 18/08/2019 - 23:25

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku një shqiptar 43-vjeçar i ka marrë jetën ish-b

Postuar: 18/08/2019 - 23:13

Një autobus është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan dhe si

Postuar: 18/08/2019 - 22:55

Në lidhje me incidentin e disa ditëve më parë në Porto Palermo, ku u konfliktuan 5 turistët spanj

Postuar: 18/08/2019 - 21:40

Moti do të vijojë që të jetë i kthjellët edhe në ditët në vijim, duke iu larguar temperaturave ek

Postuar: 18/08/2019 - 21:10

Aktorja e mirënjohur, Marjana Kondi ka reaguar pasi kryeministri Rama bëri një postim duke e

Postuar: 18/08/2019 - 20:59

 Policia gjermane po nxjerr detaje të reja nga vrasja e 19-vjeçarit Keidi Pasha natën 13 gus