Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Qytetarja kërkon medikamentin/ Punonjësi i Farmacisë Qendrore: Nuk të jap xhevap ty!

Postuar: 12/09/2018 - 21:33

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” gjatë muajit Shtator ka munguar medikamenti i quajtur “Avastin”. Emisioni “Stop” konstatoi mungesën e këtij medikamenti në pavionin onkologjik dhe u interesua pranë depos farmaceutike në QSUT.

Qytetarja – Si je? Si kalon? Interesohem për një medikament, “Avastin”.

Punonjësja – Po!

Qytetarja – Ka?

Punonjësja – Interesohuni tek mjeku!

Qytetarja – Po se mjeku thotë nuk ka. Ku të pyes, ku më orienton diku tjetër?

Punonjësja – Tek drejtoria, pastaj.

Duke qenë se në depon farmaceutike nuk mori asnjë informacion, qytetarja iu drejtua faramcisë qendrorë të QSUT.

Qytetarja – Thjesht dua të pyes për një medikament…

Punonjësi – Atëherë pyesni aty ku duhet!

Qytetarja – A është kjo farmacia qendrore?

Punonjësi – Farmacia qendrore është, por nuk të jep ty xhevap!

Qytetarja – Unë pyeta aty tek Depoja Farmaceutike, aty tek onkologjiku dhe s’më dhanë përgjigje dhe thashë të pyes këtu njëherë.

Punonjësi – Po ato si të thanë, shko tek farmacia qendrore?

Qytetarja – Jo, erdha unë.

Punonjësi – Informacionet tek drejtoria.

Qytetarja iu drejtua  Drejtorisë së Përgjithshme të QSUT-së, ashtu siç i thanë edhe te depoja farmaceutike edhe te farmacia qendrore,  për të pyetur për medikamentin që duhet të marrë pacienti.

Qytetarja – Isha tek Depoja Farmaceutike për të pyetur për një medikament, edhe aty tek depoja tek onkologjiku, dhe më thanë që të pyes tek drejtoria për një medikament, “Avastin”.

Punonjësja 1 – “Avastin”?

Qytetarja – Po!

Punonjësja 1 – Si të thanë tek farmacia e spitalit?

Qytetarja – Aty më thanë pyet mjekun. Mjeku thotë pyet ato tek depoja.

Punonjësja 2 – Të hënën e ka pasur?

Qytetarja – Po, të hënën e ka pas.

Punonjësja 2 – Pacienti është shtruar?

Qytetarja – Po, e kishte edhe në kartelë.

Punonjësja 2 – ( Flet në telefon) Të pyes pak? Është një paciente e shtruar tek onkologjiku dhe ka pasur për të marrë “Avastin”-in të hënën. Nuk ka pasur? Ok! Mirë, rrofsh! Pafshim! Ciao! Ciao! Nuk ka pasur dhe nuk ka!

Qytetarja – Çfarë duhet të bëjmë ne tani?

Punonjësja 2 – Do të bësh një ankesë me shkrim t’ia çojmë drejtorit.

Qytetarja – Po mirë, po e bëjmë. Ok!

Pra pas ping-pongut në depon farmaceutike, farmacine qendrore dhe Drejtorinë e Përgjithshme të QSUT-së, përgjigja ishte se nuk ka patur dhe nuk ka “Avastin”.

Por pak ditë më vonë, falë këmbënguljes së emisionit “Stop”, pacientët e Onkologjikut mund të marrin shërbimin dhe medikamentin “Avastin” që u nevojitet./tvklan.al

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/09/2018 - 22:58

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë prezantoi nismën e ndalimit të celularëve në shkolla, nga nxënësit por edhe mësuesit.

Postuar: 18/09/2018 - 22:51

Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje është regjistruar në vend, këtë herë në Tiranë.

Postuar: 18/09/2018 - 22:16

Pak kohë më parë ish-nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba cili u përfshi në skandal, pas publikimit t

Postuar: 18/09/2018 - 21:46

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Doberdol në bjeshkët e Tropojës në

Postuar: 18/09/2018 - 21:39

Një sherr masiv ka ndodhur ditën e djeshme në Babrru.

Postuar: 18/09/2018 - 21:31

Një tërmet ka rënë mbrëmjen e sotme rreth orës 21:05 në Shqipëri sipas qendrës europiane sizmiolo

Postuar: 18/09/2018 - 20:54

Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia italiane në rajonin e Tordinos, pasi rezultonte i shp