BREAKING NEWS

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën ironinë ‘therëse’: Nuk besoj se është efekti i Benetit dhe Luizit (video)

“Sa paska ndryshuar kryeqyteti i Veriut”, Artan Hoxha bën
x
BREAKING NEWS

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja ime ka filluar t’i shqetësojë të tre

Basha takime në Kamëz: Rama-Meta-Berisha janë bashkë, dalja
x
BREAKING NEWS

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për kryetarin e ri, vjen reagimi i parë i Tabakut

PD-ja zyrtare ditën e nesërme hap garën e zgjedhjeve për
x
BREAKING NEWS

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja çfarë ndodhi në gjyqin për lirimin nga burgu të Tahirit

Zbardhen diskutimet që vendosën për fatin e ish-ministrit, ja
x
BREAKING NEWS

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme të Tahirit për të dalë ligjërisht nga burgu

Nga prangosja deri te lirimi, gazetari i njohur zbulon 3 tentativat e bujshme
x
BREAKING NEWS

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e frikshëm: Tre muajt në vijim pritet të shkojë deri në vlerën...

Euro në pikiatë, eksperti i ekonomisë jep paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt Shqipërisë, Dumani habit me deklaratën: Nuk është kompetencë e SPAK, iu takon...

‘Foleja’ e bosave të krimit/ Ekstradimet nga Dubai drejt
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez

Aksident i rëndë, plagosen dy turistë francez
x

Aktualitet

“Rama fshihet pas Ballukut”/ Protesta në Bërxhullë, banorët japin paralajmërimin e fortë qeverisë: Përse na provokoni? Do marrim benzinë e shkrepëse dhe tokën se…

“Rama fshihet pas Ballukut”/ Protesta në Bërxhullë,

Banorët në Bërxullë të Tiranës vijojnë protesta intensive, për shkak tyë injorimit politik nga qeveria e cila në nëj vendim të dhënë për prishjen e banesave me qëllim ndërtim rruge.

Në muajin e pestë të protestës, revolta e tyre sa vjen e përshkallëzohet. Ata shprehen tepër të brengosur për atë që po ndodh. Ndër akuzat e tyre kryesojnë ato që bien mbi ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe kreun e qeverisë, Edi Rama.

Zhgënjimin, banorët e shprehin dhe ndaj forcave të Policisë, që thonë se kanë vënë disa herë “duart” mbi ta, për t’i provokuar ose trembur por edhe kanë ushtruar dhunë. Pas kësaj situate që nuk po merr zgjidhje banorët e Bërxullës paralajmërojnë se do të bëjnë grevë urie.

Tensionet

Nuk ka kaluar si protestë paqësore ajo e 19 marsit në zonën e Bërxullës, aty ku do të “grabiten” prona e shtëpi për interes të shtetit, teksa këta të fundit iu jepet veçse një shpërblim qesharak në vlerën e 4 eurosh për metër katror.

Me tone të ngritura, i revoltuar, një mesoburrë ka kërcënuar se në tubimin e radhës do kryejë aktin e rëndë të vetëflijimit nëse nuk do marrë zgjidhje. Sipas tij kryeministri Rama po fshihet pas ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku në këtë çështje.

I dëshpëruar dhe duke treguar shenjat e operacionit që ka krye dhe mosmbështetjen nga ana e qeverisë, ai u shpreh se nëse nuk do marrë zgjidhje për pronën “do marrë benzinë dhe shkrepëse” në protestën e radhës për të kryer aktin ekstrem.

“Kryeministri fshihet pas Ballukut, paçin faqen e zezë! Të vish këtu dhe të bësh këto veprime me fshatarët është e paimagjinueshme, mos ta vonojë më ai Kryeministër, ajo ministre, ata drejtorë e qeveritarë. Të vijnë brenda javës dhe ta zgjidhim përfundimisht. Ne nuk jemi kundër rrugës dhe zhvillimit, por duam hakun tonë. Le të negociojmë, unë jam fshatar kam pikëpamjet e mia, nuk shkoj dot në qytet. Radhën tjetër do marr shishen e benzinës, shkrepësen dhe do vetëflijohem këtu, qofsha më i poshtri po nuk e bëra, u jap fjalën, herën tjetër do flijohem këtu. Është toka jonë”.

Dhuna

Ka përshkallëzuar deri në dhunë me Policinë protesta e 19 marsit. Një prej grave e pranishme në protestë ka akuzuar drejtpërdrejt uniformat blu se kanë ushtruar dhunë gjatë protestës së tyre për pronën.

“Ai më gjuante me këpucë dhe me gjunjë, turp të ketë, unë po mbroj banesën time. Po më gjuante fshehtas me gjunjë dhe këpucë. Ja çfarë bën shteti, Belinda Balluku e bëri atë për Durrësin, këtu jemi deri në vdekje. Nuk e lëshoj të drejtën time, asnjëherë. E kam shenjën në mes ku më gjuajti me këpucë, i pafytyrë. T’u drejtova si zonjë. I ka thënë Rama Ballukut, shko vriti!” u shpreh gruaja në intervistë për mediat pas protestës së përjavshme që marrin pjesë burra, gra e fëmijë.

Gruaja e dhunuar bashkë me një qytetare tjetër i ka kërkuar të ndalonte, po situata u përshkallëzua më tej.

“Kujt shteti i shërben ti” dhe “Pse na provokoni”, janë thirrjet që dëgjohen në audiot e regjistruara nga ana e banorëve, që thonë se e shohin këtë si një akt provokues se deri ku mund të shkojë qëndresa e tyre.

Kjo është e disata herë që banorët e kësaj zone protestojnë. Ata nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre. Ditën e djeshme, protesta është shoqëruar me tensione si rrallëherë mes banorëve dhe uniformave blu.