BREAKING NEWS

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron lëvizjen që do të luftojë korrupsionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i...

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela
x

Aktualitet

Rama pret në zyrë Luljeta Bozon, inxhinierja i tregon merakun e madh pas tërmetit: Unë kam një shqetësim...

Rama pret në zyrë Luljeta Bozon, inxhinierja i tregon merakun e madh

Inxhinierja Luljeta Bozo, ka qenë më e pranishme se kurrë ne media, përgjatë kësaj javëve, për shkak të nevojës së të gjithëve, për të dëgjuar një profesioniste në këtë kohë tërmetesh. Së fundmi, inxhinierja, është e pranishme në kryeministri me ftesë të kreut të qeverisë. Ata po diskutojnë në lidhje me pasojat e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, ku Bozo u shpreh se pas tërmetit ka një merak të madh për ekspertizën e ndërtimeve.

Biseda mes Ramës dhe Bozos

Rama: Më ka rënë në sy që shkruani edhe ju, që keni bërë një punë të madhe për të qetësuar njerëzit. Është mbushur me sharlatanë dhe me delirantë.

Bozo: Kam shkuar në objekte dhe në shkolla. Unë kam një shqetësim timin. Njerëzit u strehuan, mirë keq u futën brenda. Tashi fillon ekspertiza. Tani këtu e kam merakun”

Rama: Ne u kemi kërkuar të huajve të na thonë mban apo jo struktura. Do ishte shumë pozitive nëse ju do na ofroni ndihmë për këtë pjesë, po bëjmë një paketë të standardeve të riparimeve.