BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Aktualitet

Raporti i prokurorisë, 10 persona nën hetim për financim dhe akte terroriste, ja detajet

Raporti i prokurorisë, 10 persona nën hetim për financim dhe akte

Lufta kundër terrorizmit mbetet një nga prioritetet kyçe të qeverisë shqiptare. Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, të cilin gazeta “SOT” e disponon, përgjatë vitit 2019, dhjetë persona janë akuzuar për terrorizëm. “Në kuadrin e luftës kundër terrorizmit, për veprat penale “Financimi i terrorizmit”, “Vepra me qëllime terroriste” dhe “Stërvitja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” të parashikuar nga nenet 230/a, 230 e 232 të Kodit Penal janë regjistruar 10 procedime penale ose krahasuar me vitin 2018 me rritje rreth 1,5 herë të numrit të procedimeve të regjistruara për këto vepra penale”, thuhet në raport. Gjatë viteve të fundit organet ligjëzbatuese të vendit tonë kanë bashkëpunuar ngushtë me agjencitë ligjëzbatuese të SHBA dhe BE, duke marrë asistencë logjistike dhe profesionale.

Arrestimet për terrorizëm


Në prill të vitit 2019 u arrestua Erzen Uka, një ish-komando i ushtrisë, që ka shërbyer në Irak dhe Afganistan në vitin 2011 është arrestuar nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit. I arrestuari u konsiderua si një person me rrezikshmëri të lartë. Erzen Uka është vënë në pranga pas dyshimeve për prirje radikale dhe nxitjen e urrejtjes me qëllim kryerjen e veprave terroriste. 29-vjeçari, me origjinë nga Kruja, i divorcuar dhe i proceduar me parë për dhunë në familje. Pas divorcit kujdestarinë e dy fëmijëve e fitoi ish-bashkëshortja, por vendimi i gjykatës nuk u zbatua. Mbi Ukën u ngrit edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste.

10 ditë më vonë u vu në pranga nga antiterrori Bledar Ibrahimin nga Elbasani i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane Ai akuzohet se është përfshirë në organizata terroriste në Itali dhe Egjipt. 28-vjçari nga Elbasani cilësohej si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore ndaj dhe operacioni për kapjen e tij u krye nga Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me Interpol Tirana, FNSH dhe drejtorinë policore Elbasan. Kapja e Bledar Ibrahimit, erdhi si rezultat i informacioneve të marra dhe punës investigative. Pasi morën informacionin, forcat policore organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, operacionin për kapjen e këtij personi të cilësuar si njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore. I riu është deportuar më parë nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt. Por pas hetimeve rezultoi se ai kishte një rol kyç për kryerjen e akteve terroriste në vendin fqinj. Për këtë arsye autoritetet italiane i kërkuan homologëve shqiptare arrestimin dhe ekstradimin e 28-vjeçarit.

Ndërkohë, në korrik të vitit 2019 në pranga u vu shtetasi rus, Rasul Mislaev, 34 vjeç. Arrestimi i tij u bë pasi 34-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpoli në Moskë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni e akuzoi për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”. Rasul Mislaev kishte hyrë në Shqipëri si emigrantë i paligjshëm, duke u arrestuar tre ditë më parë me qëllim ekstradimin drejt Rusisë. Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Dëbimi i zyrtarëve iranianë

Në tetor të vitit 2019 u godit një celulë terroriste iraniane, e cila kishte planifikuar sulm në vendin tonë. Sipas policisë, kjo celulë terroriste kishte si objektiv kryerjen e sulmeve me bombë ndaj muxhahedinëve iranianë (MEK) që ndodhen në vendin tonë. Hetimet kanë nisur në mars të 2018, ku shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria e Krimeve të Rënda, dhe Drejtoria e Antiterrorit zbuluan dy gazetarë të rremë iranianë që kishin mbërritur në Rinas mëngjesin e 21 marsit. Ata u ndaluan kur ndodheshin pranë Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë. Dëbimi u bë pas marrjes në pyetje në Komisariatin nr1., ndërsa mosha dhe emrat e tyre nuk u dhanë asnjëherë të sakta për mediat në atë kohë nga policia. Shërbimi Informativ, në bashkëpunim me homologët amerikanë, kishin arritur të siguronin të dhëna të vlefshme se ata po përgatiteshin të kryenin në ditët në vijim një akt të mundshëm terrorist në kampin e muxhahedinëve në Shqipëri, që ndodhet Manzë të Durrësit. Pas zbulimit dhe parandalimit të këtij rasti terrorist u dëbuan disa zyrtarë të ambasadës iraniane, mes të cilëve edhe ambasadorin për cenim të sigurisë kombëtare