BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

"Rastet u rritën me 38 përqind javën e shkuar, situata vijon të përkeqësohet", Zëri i Amerikës tregon se çfarë po ndodh në Shqipëri: Vetëm në 24 orët e fundit, u shënua rekordi me...

"Rastet u rritën me 38 përqind javën e shkuar, situata vijon

Në Shqipëri, situata e pandemisë COVID 19 vijon të përkeqësohet. Të dhënat e javës që shkoi dëshmojnë një rritje si të rasteve, ashtu dhe të viktimave, ndërkohë që pacientët në spitale shtohen dita ditës. Në 7 ditët e fundit u rregjistruan 5124 të infektuar dhe 85 viktima, niveli më i lartë i shënuar deri më tani. Vetëm në 24 orët e fundit, u njoftuan 17 vdekje, shifra më e madhe ditore. Për shkak të gjendjes që ka ardhur duke u rënduar, autoritetet njoftuan sot se mësimi në Universitetet do të vijojë të zhvillohet online për një periudhë të pacaktuar.

“Situata paraqitet në një nivel risku të shtuar për arsye të rritjes së rasteve pozitive ditore shprehur qartë me një rritje të incidencës 14 ditore, 301 persona për 100 mijë banorë”, deklaroi sot drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, njëkohësisht anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve Albana Fico. Përpara dy javësh incidenca ishte 177.4 persona për 100 mijë banorë.

Ndërkohë, java që sapo u mbyll, sipas të dhënave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, shënoi numrin më të lartë të rasteve, 5124 të infektuar, ose 38.4 përqind më shumë se java pararendëse, në një kohë që testimet u rritën lehtazi, me vetëm 2.9 përqind më shumë.

Mesatarja ditore e të prekurve u ngjit në kuotën e 732 rasteve, kundrejt 528 që ishte mesatarja e javës pararendëse.

Ajo që bie gjithashtu në sy është se pozitiviteti, raporti mes numrit të rasteve dhe testimeve kërceu në 29.7 përqind, nga 22 që ishte më parë. Pozitiviteti është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Në Shqipëri, deri më tani femrat janë ato që preken më shumë, 52 përqind, kundrejt 48 përqind meshkuj. “Sa i përket grupmoshave, më e prekura është ajo mes 65 dhe 74 vjeç, e ndjekur nga moshat 55-64 vjeç. Në grumpmoshën 0-4 vjeç nuk ka ndryshime përsa i përket incidencës, po ashtu edhe 5-14 vjeç është e njejta situate”, shpjegoi zonja Fico.

Rritja e rasteve është shoqëruar me rritje të ndjeshme dhe të viktimave. Në javën e fundit, kanë humbur jetën 85 persona, niveli më i lartë i rregjistruar deri më tani. Vetëm në 24 orët e fundit, u shënua rekordi me 17 vdekje nga mosha 37 vjeç deri në 86 vjeç.

Edhe në spitale situata është shoqëruar me një rritje progresive të pacientëve. Deri pasditen e sotme në të tre spitalet, numëroheshin 439 të shtruar, 16 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Kohët e fundit, kryesisht në dyert e spitalit infektiv apo COVID 1, janë vënë re ambulancat e Urgjencës që qëndrojnë në radhë me persona të sëmurë. Autoritetet e motivonin këtë me rritjen e fluksit. Sot drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj bëri të ditur se “janë marra masa për administrimin më të mirë të shtretërve në të tre spitalet COVID. Për arsye të një administrimi më parë në bazë territori dhe spitali, për të mos krijuar pritje të autoambulancave, po e bëjmë administrimin në të tre spitalet njëkohësisht. Nëse më parë bëhej vetëm te Infektivi, tani bëhet sa më shpejt në të tre spitalet COVID".

Ndërsa dhe spitali COVID 3 duket se po mbushet me ritmet e shpejta të rritjes së rasteve, autoritetet përsëritën sot se është gati të hapet dhe spitali i katërt./VOA

Më të lexuarat