BREAKING NEWS

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)

Listat e hapura/ Kryeministri Rama del live dhe jep qëndrimin e PS (VIDEO)
x

Aktualitet

Rasti i paprecedentë i 31-vjeçares me COVID-19, u nis nga Tirana për të festuar ditëlindjen në Sarandë (Detajet e rënda)

Rasti i paprecedentë i 31-vjeçares me COVID-19, u nis nga Tirana

Sot u shënua rasti i parë me COVID-19 në qytetin e Sarandës ku është një 31-vjeçare dhe katër mjekë të karantinuar.

Virusi në qytet ka shkuar nga një 31 vjeçare me origjinë nga Ukraina, e cila në fakt ishte konstatuar me koronavirus në Tiranë. Por, ndërkohë që ishte e detyruar që të qendronte në shtëpi, ajo është nisur për të festuar ditëlindjen në Sarandë duke shkelur çdo lloj protokolli sigurie.

Pasi ka shkuar në Sarandë, ajo ka lëvizur në qytet për katër ditë dhe në ditën e peste është ndjerë keq duke kërkuar ndihmën e mjekëve.

Duke mos e ditur, ata i kanë dhënë shërbimin e parë ukrainases deri sa dyshuan për koronavirus.

Dalja e analizave pozitive tashmë ka bërë që mjekët të karantinohen.