BREAKING NEWS

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër version duke përhapur alarm: Po, ka prova që koronavirusi transmetohet nga ajri

Vihet në dyshim besueshmëria e OBSH, nxjerr një tjetër
x

Aktualitet

Reagimi i Thaçit ndaj akuzës nga Haga, flet analisti: Gabimi i pafalshëm ishte...

Reagimi i Thaçit ndaj akuzës nga Haga, flet analisti: Gabimi i

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot se do të japë dorëheqjen nëse konfirmohen aktakuzat e ngritura ndaj tij për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit.

Analisti Aleksandër Çipa tha të dyja rastet janë të ndryshme, pasi Haradinajt iu dërgua thirrja në mënyrë individuale, ndërsa Thaçit, Veselit dhe figurave të tjera iu dërgua në mënyrë krejt politike.

Sipas Çipës, krijimi i Gjykatës Speciale ishte një gabim i pafalshëm sepse rrezikon sovranitetin e Kosovës.

''Unë mendoj që së pari duhet të lexohet politikisht dhe më pas juridikisht akuza. E them këtë sepse i gjithë konteksti në të cilin u zhvillua publikimi i saj, shpërndarja dhe argumenti bazik, është një akuzë që u mbështoll me një veshje politike, të pastër, të dukshme. Gjykata jep gjithmonë një vendim juridik, por mendoj se do të kemi një proces politiko-juridik dhe më pas natyrisht një vendim juridik. Personalisht e kam konsideruar një gabim të pafalshëm krijimin e Gjykatës Speciale sepse rrezikonte sovranitetin e Kosovës.''-tha Çipa.