Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reagon ashpër Spartak Ngjela: Për të folur për këtë figurë historike duhen sqaruar këto pyetje

Postuar: 15/11/2018 - 19:21

69 vite pas vdekjes, përmbushet amaneti i mendimtarit të Kombit Mit'hat Frashëri, për t'u prehur në atdhe.

Avokati Spartak Ngjela tha se për të komentuar kët­ë figurë historike duhet së pari të sqarohen shumë gjëra pasi në historinë tonë ka pyetje pa përgjigje historike që lidhen me figurën e Mit’hat Frashërit .

Analiza e Ngjelës

Pse merreni ende me Luftën e Dytë Botërore? Për ngjarjet e Luftës së Dytë botërore ende nuk ka historianë shqiptarë që të mund t’i trajtojnë. E rëndë është, por Shqipëria sot nuk ka historianë, dhe kjo është vepër e izolimit të saj kundrejt universiteteve të mëdhenj. Historia është shkencë e vështirë sepse ëshë fakt dhe racionalizëm objektivisht i pastër.

Që pas vdekjes së Stavro Skëndit nuk ka më një historian shqiptar të përmasave europiano-perëndimore. Si pasojë e kësaj, sot historiografia shqiptareende nuk ka mundësi të trajtojë historikisht një figurë si Mit’hat Frashëri për Luftën e Dytë. Lufta e Dytë Botërore ishte një udhëkryq i rrezikshëm për Shqipërinë, por ende historiografia shqiptare nuk ka një mendim solid dhe në këtë nivel ku është, nuk i ka mundësitë. Ky trajtim kërkon nivel akademik shumë të lartë dhe nevojën e autoritetit.

Mangësis e historisë objektive në Shqipëri nuk i kalon dot pyetjet të cilat duhen trajtuar nga një apo dy, apo tre autoritete historianësh të kalibrit botëror. Sot janë këto pyetje pa përgjigje historike që lidhen me figurën e Mit’hat Frashërit :

A kanë qenë Serbët pushtues territoresh shqiptare që nga viti 1881 e deri në vitin 1912?

A mund të bashkohej një patriot me pushtuesit historikë të Shqipërisë duke u nisur nga ideologjia?

A e kemi të trajtuar historikisht, deri më sot qëllimin politik të Gjermanisë hitleriane për Ballkanin?

Ishte gënjeshtër apo realitet bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare sipas doktrinës gjermane të Luftës së Dytë Botërore?

A ishte lëvizja nacional-çlirimtare një lëvizje terroriste më shumë se çlirimtare?

Pse e prishi Beogradi komunist marrëveshjen e Mukjes, për ideologji apo për territor dhe antishqiptarizëm?

Cilat kanë qenë marrëdhëniet e politikës amerikane të vitit 1949 me Mit’hat Frashërin, dhe pse ajo politikë e vuri këtë në krye të lëvizjes së tyre për rrëzimin e Enver Hoxhës?

A ka punuar ndonjëherë me fqinjët pushtues për të marrë pushtetin Mit’hat Frashëri?

Cili është raporti i aktivitetit intelektual si shkrimtar publicist dhe historian i Mit’hat Frashërit, me dinjitetin kombëtar, me mendimin shqiptar dhe me aneksimin e territoreve shqiptare?

Pa u sqaruar këto pyetje, që dukshëm mendoj se janë në favor të figurës së frasherlliut të katër të madh, nuk mund të flitet me pasion dhe negativitet për Mit’hat Abdyl Frashërin.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 00:44

 Forumi Musliman i Shqipërisë ka mbështetur protestën studentore, duke e konsideruar atë një bekim për vendin dhe shpresë për të ardhmen.

Postuar: 12/12/2018 - 00:29

Gazetari Blendi Fevziu në emisionin ‘Opinion’ ka bërë të ditur bisedën me një student

Postuar: 11/12/2018 - 23:33

Ndërsa vetë kryeministri ndodhet vetë në studion e Dudushit, gazetari Artan Hoxha nga studioja

Postuar: 11/12/2018 - 23:11

Një pjesë e mirë e studentëve protestues kanë qëndruar mbrëmjen e sotme para kryeministrisë duke

Postuar: 11/12/2018 - 22:56

 Kryeministri Edi Rama sonte është ulur në studion e Top Show dhe përballë tij ka disa të ri

Postuar: 11/12/2018 - 22:32

Pas lidhjes me “Skype” në emisionin “ Dritare me Rudinën”, ish-zv.ministr

Postuar: 11/12/2018 - 22:26

Në emisionin ‘Dritare’ në News 24 po diskutohet lidhur me protestën e studentëve per