BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Aktualitet

Reagon epidemiologu Alimehmeti: Ky lajm është mjaft pozitiv, do të ndihmojë në ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të COVID-19

Reagon epidemiologu Alimehmeti: Ky lajm është mjaft pozitiv, do

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti thotë se, është mjaft pozitiv shtimi i numrit të testeve për COVID-19 pasi në 24 orët e fundit janë kryer 585 nga 420 që u kryen një ditë më parë. Ai thotë se, kjo do të ndihmojë në ndërprerjen e zinxhirit të transmetimi të virusit.

“Është për t’u përgëzuar se numri i testeve është shtuar, por përqindja e infektimit mbetet tek 20%. Duket se ky ndryshim i sotëm ka të bëjë me rritjen e testeve dhe kjo është për t’u përgëzuar dhe mund të çojë në ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit”, tha  Alimehmeti.

Mjeku shtoi më tej se, numri duhet rritur akoma pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon se, gjurmimi është i kënaqshëm kur niveli i infektimit është në nivel 10%.

“Ne këtë element e kemi humbur më datë 7 qershor, kur ishim diku tek 7.3% dhe pas kësaj date kemi filluar të notojmë në nivel 15-20%, ndërsa e gjithë java e fundit ka qenë rreth 20%. Pra numri i testeve do të duhet të shtohet në mënyrë që të shkoj niveli i të infektuarve nën 10%”, tha epidemiologu.

Ilir Alimehmeti tha se pavarësisht se numri i të infektuarve është rritur javët e fundit, vihet re se shumica e kalojnë sëmundjen nga shtëpia dhe se vetëm 6% e tyre shtrohen në spital ndërsa në mars ky nivel ishte 58%.

Kjo sipas epidemiologut mund të ketë ardhur nga ulja e ngarkesës virale të COVID-19 pasi këtë gjë e konfirmon dhe Italia dhe kjo gjë ndoshta është përgjegjëse për numrin e ulët të shtrimit në spital.