Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reforma në burgje, zbardhen emrat 24 drejtuesve të rinj (Lista e plotë)

Postuar: 09/11/2019 - 16:41

Ministria e drejtësisë ka ndryshuar së fundmi 24 shefa të policisë në institucionet e sistemit te ekzekutimit te vendimeve penale nga veriu në jug. Sipas ministrisë së Drejtësisë, sistemi penitenciar i është përfshirë një transformimi të thellë, në kuadër të një masterplani të prezantuar në muajin gusht të këtij viti nga dikasteri i drejtësisë dhe që po zbatohet në të gjitha IEVP në vend. Kjo reformë ka si qëllim rritjen e masave të sigurisë në burgje dhe përmirësimin e përformancës në këto institucione.

24 emrat e rinj të efektivëve në drejtimin e burgjeve në vend i janë nënshtruar një kontrolli paraprak në lidhje me pastërtinë e figurës, pasurisë dhe anës profesionale dhe zëvendësojnë ish kolegët e tyre të larguar për shkak të rezultateve të dobëta në punë, ku ishin kapur sende të ndaluara, drogë, telefona dhe kontakte me persona të lidhur me krimin. Nga kjo lëvizje, i vetmi drejtues që nuk është prekur është drejtori i përgjithshëm i policisë Bardhyl Kacorri i cili vijonë të jetë ende në detyrë.

Lista

BURGU                           SHEF POLICIE

Ali Demi                              Mimoza Rumano

Spitali Burgjeve                 Elona Prespa

Jordan Misja                      Nikolin Gjonpali

Mine Peza                           Ferdinand Preçi

Vaqarr                                 Agim Tafaj

Durrës                                Gëzim Gjoni

Kavajë                                 Mina Velo

Krujë                                   Lulzim Haxhia

Fushë Krujë                       Fatos Dosti

Burrel                                 Kadri Koxha

Lezhë                                 Zydi Katroshi

Kukës                                Mentor Rada

Tropojë                            Selim Selimaj

Shkodër                           Tofik Sinani

Korçë                               Altin Gusho

Elbasan                            Fatjom Sadiku

Peqin                                Hysni Ndreu

Rrogozhinë                    Fatmir Kacelli

Lushnjë                          Syrja Malasi

Fier                                 Bashkim  Meçe

Berat                              Ilia Papa

Tepelenë                       Het’hem Llapi

Vlorë                             Lefter Shehu

Sarandë                        Artur Musta                                      

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 16:55

Policia ka ndaluar 7 shtetas nga Siria në Dibër.

Postuar: 14/11/2019 - 16:53

 Gjykata e Apelit ka lënë të lirë sot ish-drejtorin e Hipotekës në Durrës, Ardjan Iliazaj, d

Postuar: 14/11/2019 - 16:32

Pas vetëdorëzimit në polici, Griseldo Kusi një nga dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e teknikut

Postuar: 14/11/2019 - 15:57

Në një kohë që numri i shqiptarëve që po drejtohen emigrimit dhe më së shumti Gjermanisë, Ambasad

Postuar: 14/11/2019 - 15:51

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se dita e premte në vend parashikohet të ketë mot me altern

Postuar: 14/11/2019 - 15:37

Ymer Çira, është gjyshi i Alvin Berishës, babai i nënës së tij Valbona Berisha e cila u vra në Si

Postuar: 14/11/2019 - 15:32

Një tjetër investim i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka marrë jet