Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Refuzimet nga vendet e zonës Schengen, shqiptarët ndër 3 popullsitë e para

Postuar: 20/02/2018 - 18:10

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian raportojnë se gjatë vitit 2017, 279 215 persona u janë lëshuar urdhrat e dëbimit, numër ky që është 8.6% më i ulët krahasuar me vitin paraardhës.

Megjithatë, në këtë statistikë nuk përfshihen Austria, Franca dhe Holanda, thuhet në një raport të agjencisë evropiane të kufirit, Frontex. Raporti thotë se numri i refuzimeve të hyrjeve nga Greqia është dyfishuar kryesisht refuzimet në rritje janë lëshuar për shqiptarët.

Sipas Frontex, ky trend i refuzimit për shqiptarët është rritur në kufijtë e BE-së duke nisur nga viti 2014.

Raporti thekson gjithashtu se shqiptarët ishin kombësia më e refuzuar në kufijtë detarë, me 4521 të kthyer.

“Balkan.eu”, shkruan se vitin e kaluar, 32 mijë shqiptarëve u është mohuar hyrja në kufijtë e BE-së, sipas të cilës, shqiptarët janë grupi i tretë më i madh në këtë listë.

Frontex i rendit ato pas ukrainasve me 37 mijë refuzime dhe rusëve me 36 mijë vitin e kaluar.

Sipas këtyre shifrave, shqiptarëve u është mohuar hyrja kryesisht për shkak se nuk e kanë arsyetuar qëllimin e vizitës së tyre.

Numri i madh i refuzimeve ka çuar në një rritje të kalimit të paligjshëm të kufirit me 22%, me 6500 kalime të paligjshme, më shumë se çdo shtet tjetër sa i përket kufijve tokësorë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 31

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 14:35

Mjekët grekë deklarojnë se shqiptari Aleksandër Luca nuk është përdhunuar në qeli.

Postuar: 12/12/2018 - 14:25

Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat  ka reaguar në lidhje me protestën e studentëv

Postuar: 12/12/2018 - 14:11

Prej orës 10:00 studentët vijojnë protestën të vendosur për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Postuar: 12/12/2018 - 13:56

Ditën e nesërme, protesta do të zhvendoset para Parlamentit.

Postuar: 12/12/2018 - 13:54

Kryeministri Edi Rama e krahasoi qeverinë me prindërit duke e barazuar situatën e krijuar nga p

Postuar: 12/12/2018 - 13:46

Ndërsa e gjithë Tirana është e përfshirë nga protesta 8 ditore e studentëve , Erion Veliaj e ka s