Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Refuzohen nga Franca, riatdhesohen në Rinas 50 shqiptarë

Postuar: 12/06/2019 - 16:52

Mesditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas, janë riatdhesuar 50 shtetas shqiptarë me avion të posaçëm, të nisur nga aeroporti i Metz, Francë. Operacioni i sotëm i riatdhesimit, i cili u zhvillua në bashkëpunim me Policinë franceze, kishte një veçanti pasi kthehen familjarë me të mitur dhe të gjithë të riatdhesuarit janë azilkërkues në Francë, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për qëndrim.

Zv/ministria e Brendshme Rovena Voda ka theksuar se çdo përpjekje për kërkim azili është e kotë, sepse Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta, ndaj ajo ka bërë thirrje për të mos ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim, por të kërkojnë rrugë ligjore për t’u punësuar në vendet e BE-së.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj ka theksuar se gjatë këtij 5 – mujori, fluturimet e riatdhesimit janë rritur jo vetëm me Francën, por edhe me shumë vende të tjera të BE-së, duke forcuar më tej bashkëpunimin, në drejtim të shkëmbimit të informacionit më të detajuar dhe në kohë reale.

Gjithashtu Polica Kufitare ka forcuar masat për parandalimin e kalimit të kufirit, me qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 14:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën e Qafështamës në Krujë, ku një fuoristradë ka rënë në greminë dhe për pasojë një person ka vdekur dhe 2 të tjerë janë plagosur.

Postuar: 17/09/2019 - 14:17

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 ka ardhur rëfimi i një nëne nga Fieri.

Postuar: 17/09/2019 - 13:44

Forcat “Shqiponja” i kanë kthyer biçikletat në kohë rekord dy turistëve gjermanë, të

Postuar: 17/09/2019 - 13:43

Zbardhen detaje të reja nga kapja e 11 kg heroinë në Durrës.

Postuar: 17/09/2019 - 13:24

Finalizohet operacioni policor “GREÇA“ në terren të vështirë e malor, ne saje te te c

Postuar: 17/09/2019 - 13:13

Sipas një informacioni për publikun "programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetim

Postuar: 17/09/2019 - 12:56

Markata e peshkut në Shëngjin, e para e këtij lloji që po ndërtohet në Shqipëri, është drejt përf