BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Aktualitet

Regjisori paralajmëron zhvillime të reja: Po organizojmë një protestë të madhe në Tiranë

Regjisori paralajmëron zhvillime të reja: Po organizojmë një

Regjisori Robert Budina, i cili ndodhet në Berat ditën e sotme për të grumbulluar firmat e peticionit për ndërtimin e Teatrit të ri siç ka qenë dhe në vendin që ishte  shprehet se nuk e kanë ulur kokën dhe nuk janë dorëzuar, pasi kultura do të zgjojë shpresën.

Ai paralajmëron protesta në vijim.

“Shembja e Teatrit është një sulm i paskrupullt që ndonjëherë ndonjë qeveri jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë e përtej ka guxuar t’i bëjë kulturës Shqiptare, e sidomos tempullit të vetëm të gjuhës shqipe i vjetër po aq sa Tirana. E bëri ky kryeministër që e nisi luftën 20 vite para për të shembur artin kulturën dhe një godinë e kujtoi se e shembi duke shembur muret, por teatri është në zemrat tona e tuaja. Lufta jo vetëm që s’ka mbaruar por as nuk ka filluar dhe do ta ndërtojmë teatrin atje ku ishte ashtu siç ishte. Me anë të këtij peticioni duhet të tregojmë se shqiptarët nuk dinë të ngopin vetëm barkun me bukë por dinë të bëjnë edhe kulturë atë që ai e ka tmerr, kulturën. Si mund të lindi shpresa kur nuk ka kulturë. Atje u mblodhën gjitha problemet e qytetarëve shqiptarë. Me rënien e teatrit ata i kanë hapur rrugë vetes që të vijnë t’jua marrin shtëpinë kur të duan.

Erdhën me forcat RENEA dhe na vunë automatikun në kokë e filluan ta shembin kur ne ishim brenda. Nuk shitet demokracia me një rrogë. Kemi bërë 80 shfaqje falas, kemi prodhuar pafund dokumenta për t’ja gërricur maskën këtij pushteti . Kemi sensibilizuar gjithë Europën, jemi direkt në kontakt me Parlamentin Europian. Po organizojmë një protestë të madhe në Tiranë që t’i tregojmë gjithë pushteteve që shqiptarët dinë ta bëjnë vetë veten e tyre pa mundur dikush që t’i vërë paterica”, tha Budina.