BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Aktualitet

Relacioni i qeverisë, ja çfarë do të ndodhë në burgje pas lirimit të 600 të dënuarve, ndryshon numri i personave në një qeli

Relacioni i qeverisë, ja çfarë do të ndodhë në

Pritet të lënë qelitë 600 të burgosur, të cilët përfituan nga akti normativ për situatën emergjente të krijuar, pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë. Të burgosurit do të vetëkarantinohen në shtëpitë e tyre për 3 muaj dhe nëse dalin në rrugë do iu rritet dënimi i tyre me 5 vite. Nga ky projektligj përfitojnë personat e dënuar me vendim të formës së prerë që u kanë mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim. Pjesë e listës janë edhe të dënuarit iu kanë mbetur deri në 5 vjet burgim, por që duhet të jenë mbi 60-vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje kronike. Por gazeta ka siguruar relacionin e qeverisë në të cilën bëhet i qartë së çfarë do të ndodhë pas lirimit të 600 të burgosurve. Sipas relacionit, aktualisht në burgjet e vendit vuajnë dënimin rreth 5 mijë të dënuar dhe të paraburgosur. Nga këta, vetëm 600 do të kenë mundësi të qëndrojnë përkohësisht në shtëpi. “Aktualisht, në sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale ndodhen 5 220 të dënuar dhe të paraburgosur, nga të cilët 2 592 janë të dënuar dhe 2 354 janë të paraburgosur. Përfituesit e mundshëm të lejes së veçantë, qëndrim i përkohshëm në shtëpi, sipas një vlerësimi paraprak janë rreth 600 të dënuar, por duke mbajtur në konsideratë që miratimi i lejes së veçantë, qëndrimi i përkohshëm në shtëpi, është i kushtëzuar nga përmbushja e procedurave verifikuese administrative”, thuhet në relacion.

Sipas relacionit, lirimi i përkohshëm i 600 të dënuarve krijon hapësira të nevojshme në burgje, gjë që do të sjellë më pak persona brenda një qelie, duke respektuar në këtë mënyrë masat parandaluese të marra nga qeveria siç janë shmangia e ambienteve me shumë njerëz dhe ruajtja e distancës. “Me vendosjen e tyre të përkohshme në qëndrim në shtëpi, garantohet krijimi i hapësirave të nevojshme nëpër burgjet e mësipërme, që së pari, të garantohet veçimi dhe vetëkarantinimi më i mirë i të burgosurve, për të shmangur në mënyrën më të madhe të mundshme kontaktet ndërmjet të dënuarve dhe nga ana tjetër, krijohen hapësira e nevojshme që në rast se ka raste të infektuarish në sistemin e burgjeve, të respektohen masat parandaluese, konkretisht shmangia e ambienteve me shumë njerëz, kontaktet e ngushta dhe ruajtja e distancës së sigurisë, me së paku një metër”, thuhet në relacion.

Lirimi i të dënuarve ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në parandalimin e përhapjes së COVID-19. “Në këto kushte, aplikimi i masës së qëndrimit të përkohshëm në shtëpi i të dënuarve ndikon drejtpërsëdrejti në parandalimin e përhapjes së virusit, ndërmjet personave të dënuar, në kushtet e situatës së pazakontë që ka krijuar përhapja e këtij infeksioni në të gjithë botën. Përmes kësaj mase shprehet vullneti i Këshillit të Ministrave për të garantuar vetëkarantinimin më të mirë, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të dënuarve”, thuhet në relacion.