BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Aktualitet

Rëndohet bilanci i pandemisë në Kosovë, regjistrohen dhjetëra raste me Covid-19, shkon në 31 numri i viktimave

Rëndohet bilanci i pandemisë në Kosovë, regjistrohen

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se janë testuar gjithsej 201 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar 36 raste me COVID-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme).

Ndërkaq, janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 884 raste.

IKSHPK-ja njoftoi për vdekjen e një pacienti nga Vushtrria, i cili ishte shtruar në spital më 10 maj, por nuk arriti ta mundte virusin, duke u bërë kështu edhe viktima e 31-të në Kosovë. Sipas të dhënave, ai vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.