BREAKING NEWS

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet një person në makinë

Shqipëria nuk gjen qetësi / Plas arma në Elbasan, ekzekutohet
x

Aktualitet

Rëndohet gjendja shëndetësore e aktorit të njohur shqiptar, i infektuar me COVID-19, përfundon i intubuar tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’

Rëndohet gjendja shëndetësore e aktorit të njohur shqiptar,

Gjendja shëndetësore e aktorit të njohur shqiptar, Guljelm Radoja është rënduar pas infektimit nga COVID-19.

Pas një muaj i shtruar në spitalin e Durrësit, Radoja tashmë ndodhet i intubuar tek Covid/2 në Tiranë.

Më herët, miqtë e tij i kanë bërë thirrje qeverisë që të ndihmojë aktorin për një shërbim të specializuar jashtë shtetit.

Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i tij i parë ishte ai i inxhinierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Rëndohet gjendja shëndetësore e aktorit të njohur shqiptar,