BREAKING NEWS

(FOTOT) Vjen lajmi fantastik/ Familjet shqiptare në kampin e ISIS po i dorëzohen autoriteteve shqiptare, riatdhesohen gra e fëmijë

(FOTOT) Vjen lajmi fantastik/ Familjet shqiptare në kampin e ISIS po i
x
BREAKING NEWS

“I pashpirt dhe i poshtër”, Romeo Kara del me paralajmërimin ‘bombë’ për Sali Berishën: Tani jetojmë vetëm për të parë fundin tënd! (VIDEO)

“I pashpirt dhe i poshtër”, Romeo Kara del me
x
BREAKING NEWS

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu që u shkarkua nga detyra jep lajmin fantastik: Së shpejti...

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu
x
BREAKING NEWS

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e menjëhershëm, ja çfarë përcakton VKM-ja

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti tragjik iu merr jetën dy të rinjve. Policia zbardh detajet e rënda

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti
x
BREAKING NEWS

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat Bashës për të spastruar partinë nga mbetja e fundit e komunizmit në Parlamentin e ri

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend, në 30 vite ka pasur vetëm përplasje me Uashingtonin

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend,
x

Aktualitet

RENEA kontrolle ‘blic’ në disa qytete të vendit, eksperti i kriminalistikës tregon çfarë po ndodh: Nuk beson në drejtoritë vendore. Po nxjerr në skenë një forcë...

RENEA kontrolle ‘blic’ në disa qytete të vendit, eksperti

U bënë dy ditë që forcat speciale RENEA po ushtrojnë kontrolle të befasishme në disa qytete të vendit pas ngjarjeve të fundit kriminale.

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuça thotë se është një rast i rrallë që forcat RENEA zbresin në terren, pasi ato janë të stërvitur për neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë. Karamuça thotë se aksioni i policisë ishte i pritshëm pas ngjarjeve të rënda kriminale, por RENEA e ka funksion dytësor kontrollin e makinave apo ambienteve.

Për Karamuçën, policia nuk po u beson drejtorive Vendore, dhe po nxjerr në skenë këtë forcë autonome dhe që nuk negocion.

'Në fakt ishte e pritshme mbas gjithë atyre ngjarjeve që ndodhën në fund të muajit nga aktiviteti kriminal. Ishte i pritshëm ky aksion. Kjo do të aktivizonte më shumë forca dhe do të përqendronte më shumë efektivë të policisë. Është një rast i rrallë që forca RENEA të zbresin në terren pasi janë të stërvitur për neutralizimin e personave me rrezikshmëri të lartë, por taktika këtë herë është krehja e zonave me risk të lartë. Unë e vlerësoj policinë që reagoi në mënyrën e duhur. Edhe në raste të tjera të ngjashme, ku ka pasur një periudhë të nxehtë në aspektin kriminal, RENEA është vënë në krye të këtyre operacioneve, do të thoja në një mënyrë të padrejtë, pasi nuk del në terren pa në operacion special të mirorganizuar. E ka funksion dytësor dhe tretsor kontrollin e makinave apo ambienteve. Ka detyrë neutralizimin e elementëve shumë të rrezikshme kriminal. Policia nuk po beson në Drejtorive vendore të policisë. Po nxjerr në skenë një forcë autonome që varet nga drejtoria e Përgjithshme për ti vënë këto në funksion. RENEA njihet si forcë që nuk negocion dot është për të performuar një imazh ndryshe dhe për të krijuar një tjetër opinion në luftën kundër kriminalitetit.'- tha Karamuça.

Eksperti i kriminalistikës nënvizoi se nuk është momenti i duhur që të zbarkojë RENEA në terren edhe për shkak të sezonit turistik.

'Nuk janë të mira ndërhyrjet, pasi ndjek të tjera veprime taktike. Kjo gjë në zona të populluara, duhet të gjendet një formë më inteligjente, në formë më inteligjente. Nuk i shërbejnë këto edhe klimës që duam të emetojmë në lidhje me qetësinë dhe ardhjen e turistëve.'- tha Karamuça.

Më të lexuarat