Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rënia nga lartësia dhe vdekja e punëtorit në Golem, arrestohet përfaqësuesi i firmës dhe shpallen në kërkim dy të tjerë, mes tyre edhe një femër (Çfarë zbuloi policia)

Postuar: 23/10/2019 - 09:20

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, kur një punëtor u rrëzua nga lartësia në një objekt në ndërtim në Golem dhe ndërroi jetë në spital. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje është arrestuar përfaqësuesi i firmës që kryente punimet dhe shpallen në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike.

Burime nga policia bëjnë me dije se kanë arrestuar: M. K., 37 vjeç, banues në Durrës.

Ky i fundit me detyrë përfaqësues i firmës që kishte marrë përsipër kryerjen e punimeve në objektin e ndërtimit në Golem ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se punëtori D. H. (i cili ra nga lartësia dhe më pas ndërroi jetë në spital) nuk ka qenë i siguruar dhe nuk ka patur kontratë pune me firmën e punimeve që shtetasi M. K. përfaqësonte.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim policor administratori dhe drejtuesja teknike e firmës që kryente punimet, shtetasit I. K. dhe E. S., pasi nuk kishin marrë masa për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësim i paligjshëm”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/11/2019 - 22:40

Mbrëmjen e sotme është gjetur i vdekur një 68-vjeçar në fshatin Shumbat të Dibrës

Postuar: 16/11/2019 - 21:29

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së shtunës në zonën e Kamzës, ku një automje

Postuar: 16/11/2019 - 19:40

"Air Albania Stadium" do të çelë nesër dyert me ndeshjen midis Kombëtares Shqiptare të

Postuar: 16/11/2019 - 17:55

Një grua në Tiranë ka mbetur e vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën “Demokraci

Postuar: 16/11/2019 - 17:10

Dy vëllezër në Tiranë kanë nxjerrë armët ndaj njëri-tjetrit, pas një konflikti për pronat.