BREAKING NEWS

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin: Cilat janë 9 bandat që po trafikojnë shqiptarët, reklamojnë shërbimet e tyre edhe në TikTok

“Kukësi si Londra e vogël”/ Media britanike japin alarmin:
x
BREAKING NEWS

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një 35-vjeçar, dyshimet e para

E rëndë në Tiranë, gjendet i pajetë një
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për faturën, identifikohet pronari i restorantit, policia e shpall në kërkim

EMRI/ Ndoqi klientin me thikë në rrugë pasi u ankua për
x
BREAKING NEWS

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron Sveçlën: Precedent i tmerrshëm, zyrtarë të Kosovës mund ta pësojnë në të ardhmen

Shpallja non-grata e gazetares ruse, reagon Grenell dhe paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim tradhtie kombëtare, antishqiptarizmi i bashkuar me korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë”, Spartak Ngjela bën paralajmërimin e fortë: Prisni dhe shikoni...

Procesi i Zajednicës në Kosovë/ “Turp historik dhe krim
x
BREAKING NEWS

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Iku i nxehti afrikan?! Shi, rrufe dhe ulje temperaturash! Parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha më arrestoi”, Idajet Beqiri nxjerr prapaskenat dhe ngre dyshimet e forta

“1 javë pasi i thashë Metës këtë, mua Berisha
x

Politike

“Reporterët pa Kufij” dënojnë sjelljen e Ramës ndaj gazetarit: Kryeministri të mos përjashtojë gazetarët, por t'u përgjigjet pyetjeve

“Reporterët pa Kufij” dënojnë sjelljen e Ramës

“Reporterët pa Kufij” (RSF) kanë dënuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e gazetarit Klevin Muka për tre muaj nga konferencat e shtypit të kryeministrit. RSF dënon gjithashtu arsyetimin e këtij hapi si masë për riedukimin e Mukës. RSF dënon edhe refuzimin e Ramës për të lejuar ministren e Jashtme, Olta Xhaçka t'i përgjigjet pyetjes së Mukës për konfliktin e interesit mes postit të saj si ministre dhe faktit që bashkëshorti i saj është investitor strategjik. Në deklaratë thuhet se një nga detyrat e medias është të monitorojë pushtetin. Ndër të tjera, theksohet se kryeministri Edi Rama në vend që të përjashtojë gazetarët nga konferencat e shtypit dhe t'i fyejë ata, duhet t'u përgjigjet pyetjeve dhe të punojë aktivisht për të përmirësuar lirinë e shtypit në Shqipëri,  ndërsa deklarohet se kjo vlen më shumë kur Tirana dëshiron të bëhet pjesë e komunitetit të vlerave të BE“Së bashku me pezullimin 60-ditor të një tjetër gazetareje në fillim të prillit, sjellja e Ramës zbulon një kuptim tejet problematik të kryeministrit për demokracinë dhe lirinë e shtypit. Një nga detyrat e medias është të monitorojë pushtetin për shembull duke zbuluar marrëdhëniet problematike me klientët dhe konfliktet e interesit. Pyetja e Mukës synonte pikërisht këtë. Rama refuzoi t'i përgjigjej një pyetjeje me interes publik, së cilës duhej t'i përgjigjej. Pyetje të tilla si ajo e Mukës përbëjnë themelet e një shtypi të lirë. Në vend që të përjashtojë gazetarët nga konferencat e shtypit dhe t'i fyejë ata, Edi Rama duhet t'u përgjigjet pyetjeve dhe të punojë aktivisht për të përmirësuar lirinë e shtypit në Shqipëri. Kjo vlen aq më shumë kur Tirana dëshiron të bëhet pjesë e komunitetit të vlerave të Bashkimit Europian”, thuhet në deklaratë. Kujtojmë se ky nuk ishte rasti i parë, pasi në vitin 2017 gazetarët shqiptarë e bojkotuan një konferencë për shtyp të Ramës, pasi kryeministri i quajti ata"idiotë”.

Më të lexuarat