Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Reshjet e shiut dhe dëborës, probleme në rrugë, policia ka këto këshilla

Postuar: 13/02/2018 - 13:53

Nisur nga situata e shtimit të numrit të informacioneve të marra nga shërbimi meteorologjik lidhur me përkeqësimin e kushteve të motit, në mënyrë që të rritet siguria në rrugë e të parandalohen aksidentet rrugore, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë rritur prezencën në rrugë për të orientuar rrymat e trafikut rrugor, shmangur bllokimet e rrugëve dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Punonjësit e Policisë Rrugore në shërbim, po monitorojnë situatën dhe trafikun në akset rrugore të Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Fierit e Shkodrës ku prania e reshjeve është më intensive.

Mjetet e shërbimit të Policisë Rrugore do të jenë në lëvizje të vazhdueshme dhe në raste të veçanta do të përdorin edhe mjetet e sinjalizimit shtesë, gjatë patrullimit në të gjitha akset rrugore, duke u tërhequr vëmendjen përdoruesve të rrugës, të zbatojnë normat e sjelljes në rrugë.

Policia Rrugore po bashkëpunon me entet pronare të rrugës dhe nënkontraktorët për vënien në gatishmëri të mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve dhe dhënien e ndihmës në rrugë.

Policia Rrugore me patrullat e saj, porosit që në zonat ku mund të bien reshje dëbore, mjetet rrugore të jenë të pajisura me zinxhirë për qarkullimin në rastet kur rruga është e mbuluar me dëborë dhe ka prani të akullit në sipërfaqen e rrugës.

Në ndihmë të Policisë Rrugore në akset ku ka më shumë prezencë të reshjeve, janë edhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policive përkatëse.

Në gatishmëri në rast nevoje janë edhe disa grupe të FNSH-së Shkodër, Tiranë, e Fier.

Policia e Shtetit është në gatishmëri dhe fton të gjithë përdoruesit e rrugës dhe qytetarët e zonave ku prezenca e reshjeve është e madhe, që në rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrat pa pagesë 112 e 129.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/02/2018 - 08:46

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë, ku do të ketë takime me krerët më të lartë të vendit tonë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:43

Një valë "e acartë" do të godasë pjesën më të madhe të Europës, duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:38

Kryeministri, Edi Rama e ka nisur ditën me një artikull që promovon turizmin  në vendin tonë.

Postuar: 25/02/2018 - 08:11

Biznesmeni Idlir Karkini i shpallur në kërkim për skandalin e pronave në plazhin e Spillesë është duke u hetuar nga Prokuroria për pastrimin e produkteve të veprës penale.

Postuar: 25/02/2018 - 08:05

Policia e Kavajës në bashkëpunim me prokurorinë kanë arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit tip "Toyota" shtetasin Halil Koka, 40 vjeç, banues në Durrës.

Postuar: 25/02/2018 - 07:57

Kuvendi dhe Presidenti i Republikës janë vënë në lëvizje për të zgjidhur ngërçin e krijuar në Gjykatës Kushtetuese, por në ditët në vijim pritet që problemet t’i “pr

Postuar: 25/02/2018 - 07:54

Tre deputetët e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet kanë braktisur kryetarin e saj, Shpëtim Idrizi.