Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Revoltohet aktori i njohur, 'kryqëzon' Voltana Ademin: Mjaft e përdhunuat...

Postuar: 26/06/2019 - 22:57

Aktori Bruno Shllaku ka reaguar pas posterit të vendosur në teatrin “Migjeni” në Shkodër ku paralajmërohen protesta nga dita e nesërme dhe që do të zgjasin deri më datë 2 korrik.

Në një deklaratë për mediat, Shllaku shprehet se nuk do të lejojnë përdorimin e teatrit “Migjeni”, në këtë lloj mënyre.

Ai thekson se do të dalë të protestojë me shumë të rinj, pasi përdorimi i teatrit për politikë është një fenomen i turpshëm.

“Jemi këtu bashkë me gocat dhe çunat, me këtë grup simpatik. Po presim të hapet dhe të marrim ndonjë biletë për të parë këtë që kemi këtu pas shpine.

Këto lloj fletë rrufesh që flasin në emër të gjithë qytetit, të gjithë bashkë nuk e di ku është gjithë bashka?! Por këtë e dinë ata. Pas kishave dhe xhamive është teatri ‘Migjeni’ në qarkun tonë, edhe më takon mua të parit që të protestoj dhe të protestoj fuqishëm bashkë me këtë rini që kam këtu mbrapa, që teatri të mos keqpërdorohet dhe të mos përdhunohet kështu.

Mjaft! Ka vite që përdhunohet prej njerëzve të paaftë, inkopetenta, aksidentalë dhe kryesisht nga drejtoresha e teatrit, që më vjen turp të them fjalën drejtoreshë.

Është turp një turp madhor që bëhet lëtu. Jmi mësuar këtu që shohin teksa interpretojnë Tinka Kurti, Zef Jubani. Kjo nuk duhet të ndodhë.

Kanë shtëpia, bahçe dhe prona boll, ti varin atje në gozhdë dhe të kënaqen. Kjo është fjala ime që kam katër vite që flas për teatrin ‘Migjeni’. Ja se ku e cuan teatrin dhe kjo epidemi po merr fund. Në datën 1 korrik këto njerëz janë të gjithë të zbythur dhe do të kenë turp që të trokasin edhe me biletë për të hyrë në këtë tempull të shenjtë,”- tha aktori Bruno Shllaku.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/07/2019 - 10:47

Kontrollet e shumta edhe në institucionet e vuajtjes së dënimit, kanë zbuluar paligjshmëri në mesin e të dënuarve.

Postuar: 18/07/2019 - 10:37

Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Tiranës, Ilir Mustafaj, njëherazi dhe pedagog, i cili kandidonte

Postuar: 18/07/2019 - 10:28

Policia e Vlorës njofton se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Velçë”, duk

Postuar: 18/07/2019 - 09:57

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Lezhë orët e para të mëngjesit të sotëm.

Postuar: 18/07/2019 - 09:47

Një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve në rrugë, është tejkalimi i shpejtësisë gjatë drejtimi

Postuar: 18/07/2019 - 09:35

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Vlorës, Ardian

Postuar: 18/07/2019 - 09:18

Nëse dëshironi të aplikoni për një vizë turistike, ambasada amerikane ka një njoftim për ju.