BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Aktualitet

Revoltohet dhe shpërthen keq në takim/ “Çfarë votash kërkoni”?! Kërcënohet qytetari që filmoi incidentin në takimin elektoral të Partisë Socialiste: Kam frikë, ja çfarë më tha ministri (VIDEO)

Revoltohet dhe shpërthen keq në takim/ “Çfarë votash

Kërcënohet me jetë qytetari që filmoi një incident në takimin elektoral të kandidatit për deputet të Partisë Socialiste, Blendi Klosi.

Gazetarja Eneida Petova raporton se qytetari Xhimi Gjishti është kërcënuar, pas videos së filmuar dhe publikuar në internet, ku një banor, i pranishëm në takim, i është kthyer i revoltuar ministrit Klosi, duke i thënë “Çfarë votash kërkoni nga ne kur nuk keni berë asnjë për fshatin Drenovicë,keni vënë shtyllat dhe s’ka asnjë dritë”.

Pasi videoja u bë virale, shtetasi Xhimi Gjishti deklaron se është kërcënuar në telefon nga shumë persona. Duke folur për gazetaren Petova, Gjishti deklaron se është marrë disa herë në telefon pa numër dhe është kërcënuar ai dhe familja e tij.

Ai deklaron se është kërcënuar për videon që ka bërë dhe ka frikë për vetën dhe familjen, por edhe se mos dikush i dëmton prodhimin në sera dhe tokat bujqësore.

Gjishti deklaron se ka frikë të denoncojë në polici, pasi nuk ka besim tek askush.