Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rihapet dosja e masakrës së Peshkëpisë, Krimet e Rënda marrin në pyetje Fredi Belerin (DETAJE)

Postuar: 22/05/2019 - 14:33

Prokuroria e Krimeve të Rënda pas rihapjes së dosjes së masakrës së Peshkëpisë ka marrë sot në pyetje Fredi Belerin, i cili ishte njëri nga anëtarët e komandos ekstremiste greke që ndodhi në 10 prill 1994 në Gjirokastër.

Hetimi i kësaj ngjarje, ku mbetën të vrarë, dy “Dëshmorët e Atdheut”, komandanti i repartit Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini, nuk iu besua prokurorisë së Gjirokastrës, por asaj të Krimeve të Rënda, ndërsa hetimet po drejtohen nga prokurori Eugen Beci.

Por përse është marrë në pyetje Beleri? Ai rezulton se ka qenë pjesë e komandos ekstremiste greke në momentin e sulmit kundër postës shqiptare në Gjirokastër.

Komando greke ‘Pirro i Parë’

-Jorgo Anastasulis, 34 vjeç, oficer i ushtrisë greke me gradën toger.

-Apostolos Karvelas, 26 vjeç, punonjës i policisë greke.

-Mario Kutulla, 25 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, punëtor.

-Fredi Bejleri, asokohe 23 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë, me profesion hidraulik.

-Jorgo Kristo, 26 vjeç, shtetas shqiptar nga Himara, banues në Athinë.

-Harallamb Papa, 21 vjeç, shtetas shqiptar, banues në Athinë, punëtor ngarkim – shkarkimi.

-Jorgo Papa, 30 vjeç me profesion teknik frigoriferësh, vëllai i Harallamb Papas.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 15:42

Djali i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka bërë akuza të forta për zhdukjen e babait të tij, 24 vite më parë.

Postuar: 21/10/2019 - 15:41

Dita e sotme në brigjet e Adriatikut për njerëzit që e kanë frekuentuar duket se po shijojnë një

Postuar: 21/10/2019 - 15:29

Bariu nga Kukësi, Ekrem Onuzi, i cili u sulmua ditën e djeshme nga një ari në malin e Gjallicës k

Postuar: 21/10/2019 - 15:09

Ambasadori i Iranit në Londër, Hamid Baeedinejad ka publikuar ditën e sotme një foto  për të

Postuar: 21/10/2019 - 14:55

Në ditën kombëtare të depistimit të kancerit të gjirit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes So

Postuar: 21/10/2019 - 14:50

Djali i biznesmenit dhe sindikalistit të njohur Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha ka folur sërish për vd

Postuar: 21/10/2019 - 14:32

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e 55-vjeçarit Arraj në Shkodër ditën e sotme.