BREAKING NEWS

E papritur! Albin Kurti heq taksën 100% ndaj Serbisë

E papritur! Albin Kurti heq taksën 100% ndaj Serbisë
x

Aktualitet

Rikthehen frikshëm maskat/ Autorët kërcënojnë punëtorët e karburantit në Bilisht dhe i marrin shumën e madhe të parave (DETAJE)

Rikthehen frikshëm maskat/ Autorët kërcënojnë

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në Bilisht. Tre persona ende të paidentifikuar nga policia kanë vjedhur xhiron ditore të një karburanti në dalje të qytetit të Bilishtit.

Sipas informacioneve nga policia bëhet e ditur se është marrë një shumë prej 160 mijë lekësh dhe 160 euro.

Mësohet se tre personat pasi kanë hyrë në ambientet e brendshme të karburantit kanë kërcënuar punonjësin dhe më pas kanë marrë lekët dhe janë larguar.

Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.