
Rikthehen grabitjet në Tiranë, vidhet nën kërcënimin e armës farmacia, policia identifikon autorin e grabitjes së pikës së dhënies së kredive

Shkruar nga Albiona LIPO 27 Janar 2021

Ditën e djeshme është shënuar një tjetër grabitje në Tiranë, pas asaj të ndodhur në fundjavë ku u vodh një pikë dhëniesh kredish. Një person nën kërcënimin e armës ka vjedhur një farmaci pranë shkollës “Sami Frashëri”. Mësohet se autori ka marrë xhiron ditore të farmacisë dhe është larguar në drejtim të paditur. Policia ka nisur hetimet dhe është vënë në ndjekje të tij, ndërsa po hetohet nëse ka lidhje me grabitjen e pikës së dhënies së kredive Kredo.al, autori i së cilës u identifikua dje dhe është në kërkim. Bëhet fjalë për një 21-vjeçar të identifikuar me iniciale K.Ç., i cili është shpallur në kërkim ndërkohë që policia e ka identifikuar përmes kamerave të sigurisë përgjatë kësaj zone. Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur më 23 janar në kryqëzimin e Porcelanit në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Mësohet se, në institucionin financiar privat, Kredo.al, është marrë një sasi parash, mbi 1 mln lekë (të vjetra) duke kërcënuar punonjësit me armë. "Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit K. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet si autor i dyshuar i vjedhjes së filialit të një institucioni për dhënie kredisë me datë 23.01.2021 si dhe si autor i vjedhjes së një farmacie me datë 21.01.2021", thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Ndërkohë burime të tjera bëjnë me dije se i riu ka pak kohë që ka dalë nga burgu dhe ishte i dënuar pikërisht për veprën penale “Vjedhja”. Një rast i ngjashëm është identifikuar disa ditë më parë në qytetin e Lezhës teksa një person i identifikuar me iniciale F. H.,22 vjeç, banues në Mamurras, ka rënë në prangat e policisë, pasi ka qenë i shpallur në kërkim policor gjithashtu për veprën penale “Vjedhja”. Sipas policisë personi në fjalë në bashkëpunim me personin e identifikuar me iniciale E. S.,i kanë vjedhur kartën e bankës personit F. Xh. dhe kanë mundur të tërheqin një sasi parash.
Vjedhja me armë e farmacisë në 2017
I riu me iniciale K. Ç., autori i dyshuar i grabitjes së institucionit në fjalë është edhe autor i një tjetër vjedhje në Tiranë të ndodhur në vitin 2017. Bëhet fjalë për vjedhjen me armë të një farmacie në Rrugën e Kavajës. Sipas burimeve nga policia në atë kohë bëhet me dije se 21-vjeçari së bashku me një 18-vjeçar të identifikuar me iniciale F. K., asokohe kanë hyrë brenda një farmacie dhe kanë kërcënuar me armë punonjësen duke i marrë xhiron ditore. Referuar pamjeve të siguruara nga kamerat, mësohet se njëri nga grabitësit i ka drejtuar armën farmacistes, ndërsa tjetri, i cili nuk kishte armë, kontrollonte sirtarët për lekë. E gjendur në këtë situatë, farmacistja e frikësuar i nxjerr të gjitha lekët. Ndërkohë edhe grabitësi i dytë shkon të sirtari tjetër për të marrë para. Janë dashur 40 sekonda për t’u realizuar gjithë grabitja. Referuar përsëri pamjeve filmike rezulton se, grabitësit kanë hyrë në farmaci në orën 18:58 minuta e 42 sekonda dhe dolën jashtë në orën 18:59 minuta e 22 sekonda. Lidhur me këtë ngjarje, 21-vjeçari është arrestuar vetëm një ditë pas grabitjes. Ndërsa, 18-vjeçari kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” pasi ishte dënuar më parë për vjedhje. Policia nuk kishte dijeni se ai bashkë me një shokun tij, kishin qenë autorë e grabitjes, por pas kontrollit të kamerave të sigurisë dhe provave të tjera është vërtetuar se dy 18-vjeçarët kanë kryer grabitjen e farmacisë. Gjithashtu, policia ka gjetur në banesat e tyre edhe rrobat e grabitjes. Dy të rinjtë akuzohen se kanë vjedhur edhe farmaci të tjera në Tiranë. Gjithashtu burime nga policia bëjnë me dije se dy të rinjtë u hetuan edhe për disa grabitje të tjera që kanë ndodhur në kryeqytet, siç janë marketet apo dyqanet e vogla.
Më të lexuarat


Përditësimi i Covid-19/ Ulet numri i infektimeve, MSH tregon sa raste të reja u shënuan në 24 të fundit

U hodh nga spitali dhe ndërroi jetë, stilistja e njohur rikujton Xhinon për 30-vjetorin e tij: Më duket sikur pasdite do vijë në shtëpi, jetoj me gënjeshtrën që...

Aksident i rëndë në Lushnje, humbin jetën dy persona (Detajet e para nga Policia)

Sot dita e fundit për tu dorëzuar në KQZ, Partia Aleanca Demokracia e Re publikon listën e kandidatëve për deputet

“OSSHE mund ta zbulojë këtë”, Artan Hoxha tregon strategjinë kriminale që ndiqet në vendin tonë

Rriten rastet e reja në Kosovë, ja sa persona kanë humbur betejën me Covid-19

“SPAK të fillojë nga zyrtarët e lartë”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Sot paratë vijnë nga dy drejtime!

Greqia jep lajmin e keq për shqiptarët

“Më hapin barkun ata që...”, Artan Fuga del me reagimin e fortë për largimet e fundit nga politika shqiptare: Ka faj prokuroria që nuk i merr nën hetim!

Gazetarja e njohur befason me reagimin: 10 ambulanca të pajisuara me bombula oksigjeni dhe mjeku Pëllumb Pipero janë vendosur pranë PD-së
