BREAKING NEWS

Një nga tetë më të rrezikshmit e Vlorës/ Kush është Xhevahir Jonuzi që hapi zjarr ndaj RENEA-s dhe mbeti i plagosur (Detajet)

x

Aktualitet

Rikthehen lëkundjet, tërmet 4.8 ballë / Sizmiologu tregon se çfarë po ndodh

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter u ndje pak pas mesnatës së sotme në vendin tonë, në orën 00:14.

Edhe pse kanë kaluar dy javë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, lëkundjet e tokës vazhdojnë. Por sizmiologu Edmond Dushi thotë se është normale vijimin aktivitetit sizmik, dhe se, gjatë natës janë regjistruar disa mikrotërmete.

Specialisti shpjegon se ndryshimi i të dhënave të qendrës europiane me ato të Institutit të Gjeoshkencave vjen pasi EMSC shërben si arkiv dhe nuk bën matje të kontrolluara. Madje të dhënat i merr edhe nga Shqipëria.

Sizmiologu Edmond Dushi këmbëngul se aktiviteti sizmik që nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit ka ardhur duke u reduktuar.