BREAKING NEWS

Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën lëvizjen e parë si President i SHBA-ve: Nuk duhet të humbasim kohë!

Menjëherë pas ceremonisë së betimit, Biden bën
x

Aktualitet

Rikthehen përplasjet mes grupeve kriminale në Shkodër?/ E vranë dje me plumb në kokë, zbulohen lidhjet e Gjin Ndojit me anëtarët e familjes Bajri

Rikthehen përplasjet mes grupeve kriminale në Shkodër?/ E

Një ditë më parë Shkodra u trondit nga vrasja e 27-vjeçarit Gjin Boriçi, i cili njihej ndryshe edhe si Gjin Ndoji.

Policia bëri të ditur se i riu ishte qëlluar me dy plumba në kokë dhe një në shpatull duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Në lidhje me këtë krim policia po heton në dy pista, njëra është për shkak të gjakmarrjes pasi një xhaxha i viktimës 15 vite më parë ka vrarë një djalë 16 vjeç, ndërsa pista tjetër po aq kryesore ka të bëjë me aktivitetin e mëparshëm të Gjin Boriçit.

Sipas News24 dyshohet se vrasja e Gjin Boriçit ka lidhje me përplasjet e grupeve kriminale në Shkodër. Gjin Boriçi ka qenë shok me anëtarë të familjes Bajri, konkretisht Behar Bajrin i cili sapo ka dalë nga paraburgimi pasi janë pushuar akuzat ndaj tij. Autorët dyshohet se i kanë zënë pritë Gjin Boriçit dhe pasi e kanë nxjerre nga makina kanë qëlluar ndaj tij pa ndërruar asnjë fjalë duke shtënë dy plumba në kokë dhe një në shpatull. Policia dyshon se autorët janë njohës të mirë të zonës ku ndodhi vrasja edhe pse nuk ka arritur ende në identifikimin e tyre

Ajo që mbetet mister është se nga kanë ikur autorët pasi kanë patur tre mundësi, një në drejtim të Torovicës në Lezhë, e dyta një rrugë që të nxjerr tek ura e Gjo Lulit në Velipojë ose në këmbë përmes një mali në zonën e Velipojës. Hetimi për këtë vrasje të rëndë po kryhet në total në 5 drejtori të policive vendore ku mendohet se mund të kenë lëvizur dhe vepruar autorët.

Ndërkohë mësohet se policia e Shkodrës ka sekuestruar një numër të madh të kamerave të sigurisë në rrugën nacionale Shkodër-Tiranë, në zonën e Bushatit ku janë drejtuar autorët pas vrasjes, në zonën e Velipojës, në Lezhë dhe vende të tjera ku ka dyshime se mund të kenë lëvizur./ BW