BREAKING NEWS

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5 anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, nga Bujar Nishani tek Besnik Mustafaj

Ndodh për herë të parë në PD/ Zbardhen emrat e 5
x

Aktualitet

Rikthehet fuqishëm kultivimi i kanabisit, arrestohen 4 persona në Sarandë, Kurbin dhe Kolonjë, sekuestrohet drogë dhe armë

Rikthehet fuqishëm kultivimi i kanabisit, arrestohen 4 persona në

Rikthehen tentativat për kultivimin e kanabisit në vend. Edhe pse që pas akuzave ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri është shtuar vigjilenca e autoriteteve, kohët e fundit po dëshmohet se të shumtë janë ata që po tentojnë të kultivojnë kanabis. Vetëm dje policia ka zhvilluar 3 operacione në zona të ndryshme të vendit. Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim pasi janë kapur duke kultivuar kanabis, në vendin e quajtur “Dërmish”, Bashkia Finiq. Policia ka vënë në pranga shtetasin S. Ç., 42 vjeç, banues në Dërmish, Finiq, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin G. O., si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. “Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë Sarandë kanë konstatuar dhe asgjësuar disa bimë kanabis në vendin e quajtur “Dërmish”, Bashkia Finiq. Policia ka vënë në pranga shtetasin S. Ç., 42 vjeç, banues në Dërmish, Finiq, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin G. O., si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme. Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në afërsi u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë e llojit TT, për të cilën u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi O. Ç., 37 vjeç, banues në Dërmish, Finiq. Materialet i kaluan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia. Operacion në Kurbin Një tjetër operacion i ngjashëm është zhvilluar në Kurbin, ku është vënë në pranga një 25 vjeçar nga Mamurrasi. “Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit me dronë dhe me këmbë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në fshatin Goleme, Mamurras, Kurbin, në një pronë publike, disa bimë narkotike cannabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasin: E. Z., 25 vjeç, banues në Mamur ras. Gjatë kontrollit të banesës, këtij shtetasi iu gjet dhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi policia. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Operacion në Kolonjë Po ashtu, ditën e djeshme është zhvilluar operacioni antikanabis i koduar “Radovicka”. Në kuadër të tij është sekuestruar një arsenal me armë zjarri, konkretisht 3 automatikë, 1 pushkë dhe muRikthehet fuqishëm kultivimi i kanabisit, arrestohen 4 persona në Sarandë, Kurbin dhe Kolonjë, sekuestrohet drogë dhe armë nicion luftarak. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Radovicka”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Radovickë, Kolonjë. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e një banese në përdorim të këtij shtetasi, Policia gjeti të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis”, deklaroi policia. Po gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e 36-vjeçarit, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatikë, 1 pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.