BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Aktualitet

Rikthehet vala e nxehtë afrikane në vend ku temperaturat do arrijnë shifra të frikshme/ Mjekët apel të fortë qytetarëve: Ndiqni këto rregulla

Rikthehet vala e nxehtë afrikane në vend ku temperaturat do

Vendi do përfshihet sërish nga një valë e nxehtë afrikane, ku temperaturat do rriten me shifra të larta. Përgjatë gjithë kësaj jave pritet që Shqipëria dhe Kosova të pushtohen nga temperaturat e larta së do të shkojnë mbi 40 gradë celcius.

Sipas meterologëve temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë celsius dhe kjo kërkon që të tregohet kujdes nga qytetarët, veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka dhënë disa rekomandimet për qytetarët se si të mbrohen nga temperaturat e larta të cilat kanë filluar të mbizotërojnë ditëve të fundit në Kosovë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, IKSHPK-ja ka njoftuar se qëndrimi në diell mund të çojë në dehidratimin të organizmit duke shkaktuar probleme me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës, duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insuficiencë renale.

Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike janë: Personat e moshuar kurrsesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor nga ora 10.00-17.00 , sidomos të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet;

Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall; rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të çelta;

Është e domosdoshme konsumimi i 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose çaji; po ashtu duhet anashkaluar ushqimet si fërgesa, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë fruta dhe perime sezonale.

Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barnave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial;

Paraqitja e dhimbjes së kohës, shenjave të lodhjes, marramendjes dhe dehidratimit, tharjes së gojës dhe lëkurës, janë shenja alarmante për të moshuarit, sidomos kur është i sëmurë dhe ka paaftësi funksionale; atëherë detyrimisht i sëmuri geriatrik duhet të lajmërohet tek mjeku i tij familjar ose në qendrën më të afërt emergjente;

Anëtarët e familjes, miqtë, fqinjët dhe anëtarët e OJQ-ve të cilët kujdesen për të moshuarit gjatë muajve të nxehtë të verës duhet doemos më shpesh të kontaktojnë me të moshuarit, e në raste të paaftësive funksionale edhe disa herë gjatë ditës;

Në rast se del jashtë shtëpisë/banesës ku jeton, i moshuari duhet detyrimisht të bartë me vete të dhënat elementare, emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, adresën e banimit, numrin e telefonit të personit kontaktues, i cili mund të kontaktohet lidhur me këtë person të moshuar;
Më e rëndësishmja është mirëmbajtja e higjienës personale dhe asaj të ambientit të të moshuarit, si dhe mbikëqyrja e përdorimit të barnave në mënyrë të rregullt;

Është i domosdoshëm aktiviteti fizik dhe psikik i të moshuarit, sidomos ecja e vazhdueshme në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje, qëndrimi sa më i gjatë në natyrë (park, shëtitore etj).
Nëse i moshuari ka vështirësi për të lëvizur për shkak të pamjaftueshmërive funksionale, atëherë duhet bërë ajrosjen shumë orësh të hapësirave ku qëndron i moshuari.