BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë", profesori i sëmundjeve infektive jep lajmin që po e prisnim të gjithë: Pandemisë Covid-19 që pushtoi botën, po i vjen fundi! Ja pse nuk do të ketë valë të tretë

"Ndodh për herë të parë", profesori i
x

Aktualitet

Rikthimi i fëmijëve nga Siria, flet babai i Alvin Berishës: Ja çfarë na tha djali për të vëllanë dhe mamanë e tij pas kthimit nga “Al Hol”

Rikthimi i fëmijëve nga Siria, flet babai i Alvin Berishës: Ja

Babai i Alvin Berishës, Afrim Berisha në një lidhje me “Skype” në emisionin “Real Story” tha se rikthimi i djalit në familje ishte një gëzim i madh, ndërsa shtoi se ky gëzim është tani edhe në familjet që iu kthyen fëmijët e tyre.

“Gëzim i madh është, siç e përjetova vetë që më erdhi djali, edhe ata fëmijë i presin prindërit. Kisha dijeni që po merreshin. Presidenti i Gjysmëhënës më ka dërguar disa video, kam pas kontakte. Ata kanë bërë një punë të madhe, i falënderoj. Shpresoj që brenda 10 ditësh mund të vijnë dhe fëmijët e tjerë."-tha ai.

I pyetur si është Alvini sot, ai u shpreh se nga ana psikologjike tani është shumë mirë.

'Nga ana psikologjike është shumë mirë. Ditët e para e kemi pasur thuajse çdo ditë psikologen, por gjithë fëmijët që janë atje nuk kanë shumë nevojë për ndërhyrje.Edhe e ëma e Alvinit mund të kthehet në familjen e vet, por zor është. E dinim për vëllanë e Alvinit, se kur erdhi këtu tha që është gjallë, por për mamanë nuk dinte gjë. Ne jemi interesuar si për fëmijët edhe për nënën e Alvinit, që të kthehen.'-përfundoi Berisha.

Më të lexuarat