BREAKING NEWS

“Ky është problem”, Artan Hoxha zbardh detaje nga videoja ‘bombë’ që disponon për zyrtarin e lartë: E kanë kapur 'mat' duke...

x

Aktualitet

Rinisja e procesit mësimor pas tërmetit, 4 Dekanët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës njoftojnë takimin e rëndësishëm

Katër dekanët e fakulteteve të Universitetit të Tiranës dhe studentit senator do të zhvillojnë nesër një konferencë për shtyp ku do të flasin për situatën që po kalon vendi pas tërmetit që tronditi Shqipërinë.

Njoftimi:

“Ditën e Hënë, dt. 9 Dhjetor, ora 11:00, do të zhvillohet një Konferencë për shtyp e 4 Dekanëve të Fakulteteve të UT dhe studentit senator të UT, për situatën që po kalon vendi pas tërmetit të datës 26 Nëntor, reagimi i stafeve, studentëve, institucioneve e miqve tanë kudo në botë dhe rifillimin e mësimit. Konferenca do të zhvillohet në Fakultetin e Ekonomisë, Salla "Gjermane", hyrja e re nga godina 3-katëshe”.