Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ritvan Zykaj vrau 8 kushërinjtë me kallashanikov, dëshmitarët e masakrës bëjnë lëvizjen urgjente

Postuar: 15/04/2019 - 16:15

Disa nga dëshmitarët e masakrës së Selenicës do të mungojnë në sallën e gjyqit ndaj Ritvan Zykajt.

Sipas abc news, ata janë larguar nga fshati i tyre, por edhe nga Shqipëria. Por sipas prokurorit Saimir Smaka, mungesa e tyre nuk do të pengojë zhvillimin e gjyqit, pasi do të merren për bazë deklaratat para grupit hetimor.

Seanca e tretë ndaj të frikshmit Zykaj vjen pas dy seancave paraprake, ku autori i masakrës nuk ka qenë i pranishëm. Të mërkurën, gjyqtari Ervin Trashi do të dëgjojë ata dëshmitarë që kanë mbetur në Resulaj të Selenicës ose deklaratat në polici.

Ndërkohë Ritvan Zykaj vazhdon të qëndrojë në dhomat e izolimit në Policinë e Vlorës. Ai nuk flet me askënd dhe askush nuk ka shkuar ta takojë. Policët që kanë mundur ta shikojnë nga afër, tregojnë se Zykaj shfaqet si një qenie jo e zakonshme.

As qesh e as qan, por me një pamje psikopati të frikshme. Ai është vrasësi i tetë kushërinjve të tij në 10 Gusht të vitit të kaluar, midis tyre një fëmijë tetë vjeç dhe një adoleshente. Zykaj qëlloi mbi ta me automatik pa asnjë pendim, njëri pas tjetrit. Momentin kur u arrestua tha se i urrente ngaqë e quanin hajdut pulash.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/04/2019 - 08:14

 Kur kanë kaluar 12 ditë nga supergrabitja e 6.5 milionë euro në Rinas, Policia e Shtetit ka nisur marrjen e kontrollit edhe brenda aeroportit.

Postuar: 21/04/2019 - 08:11

Kur kanë kaluar tre ditë nga arrestimi i 36-vjeçarit Bledar Pupa dhe 31-vjeçarit Orges Stefanidhi

Postuar: 20/04/2019 - 23:15

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima do të kandidojë për kryetar të Bashkisë

Postuar: 20/04/2019 - 23:06

Profesor Artan Fuga në një postim ironizues në faqen e tij në Facebook ka analizuar situatën në t

Postuar: 20/04/2019 - 22:35

Agimi ishte personazhi që çeli mbrëmjen e sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur&rdquo

Postuar: 20/04/2019 - 22:05

Një 77 vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armën e gjahut në oborrin e banesës së tij.

Postuar: 20/04/2019 - 20:39

Gazetarja Fatjona Medini, ka denoncuar në rrjetet sociale një rast të rëndë.