Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rizgjohen studentët, ja paralajmërimi i fortë që i bëjnë Ramës

Postuar: 25/03/2019 - 18:39

Studentët paralajmërojnë  rikthimin e protestave masive duke paralajmëruar se ditë të vështira do vinë për kryeministrin Rama, i cili sipas tyre i ka gënjyer lidhur mbi plotësimin e kërkesave që ata i kanë  kërkuar .

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Lëvizja për Universitetin, ka deklaruar se Rama në takimin e sotëm me studentë dhe pedagogë, thjesht vërtetoi se nuk ka ndërmend të mbajë premtimet dhe t'u japë zgjidhje problemeve të tyre.

Për këtë arsye Lëvizja për Universitetin ka publikuar edhe 5 pika të cilat sipas tyre nuk janë plotësuar nga qeveria Rama

Pikat e nxjerra nga Lëvzja për Universitetin:

1. Në vend të uljes së tarifave në të gjitha nivelet, ai propozoi investime imagjinare në universitete. Pa plan, pa shifra e pa afate.

2. Në vend të demokratizimit të universiteteve duke u dhënë fuqi të barabartë studentëve dhe pedagogëve, ai ripohoi pushtetin e bordeve të kontrolluara nga qeveria.

3. Në vend të fuqizimit të studentëve në kontrollin e pedagogëve abuzues – nga mitmarrja e shitja e detyruar e librave te plagjiaturat – ai premtoi se do të fusë ruspën shtetërore në universitet. Jo për të ndryshuar situatën, por për të zëvendësuar bajraktarët që nuk kontrollon me bajraktarë të bindur.

4. Në vend të rritjes së buxhetit të shtetit për universitetet publike, ai u kërkoi këtyre të fundit të themelojnë firma tregtare për të mbuluar vështirësitë financiare.

5. Në vend të rrëzimit të ligjit klientelist të arsimit të lartë, ai la të kuptohet se pronarët e diplomoreve private do të vazhdojnë të fusin duart në buxhetin e varfër të universiteteve publike.

Sipas ‘Lëvizjes për Universitetin’, në kushtet të tilla atyrë nuk u mbetet asgjë tjetër vëtëm se të të rifillojnë procesin e riorganizimit në bazë fakulteti për të nisur së shpejti një zinxhir protestash masive.

“Kjo qeveri dhe ky sistem politik marrin vesh vetëm gjuhën e fuqisë dërrmuese të shumësisë studentore dhe qytetare,”- thuhet në reagimin e Lëvizjes.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 17:10

Kreu i PD, Lulzim Basha u takua paraditen e së martës me të ngarkuarën me punë të SHBA-ve dhe me përfaqësuesin e BE në Tiranë.

Postuar: 25/06/2019 - 17:07

Ndonëse kreu i shtetit Ilir Meta edhe në deklaratën e sotshme nuk mohoi mundësinë e shpërndarjes

Postuar: 25/06/2019 - 16:20

Kur jemi 5 ditë larg nga data e zgjedhjeve situata politike në vend është e shoqëruar me tensione

Postuar: 25/06/2019 - 15:56

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Babicë të Vlorës, ku Lavd

Postuar: 25/06/2019 - 15:40

Blindat e ushtrisë shpërndajnë materialet zgjedhore, KQZ nxjerr fletët dhe kutitë e votimit.

Postuar: 25/06/2019 - 14:58

Pas ngjarjes tragjike që ndodhin ditën e sotme në një shat të Vlorës, ku bashkëshorti vrau në mën