BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Robert Aliaj sfidon Eni Vasilin dhe Blendi Fevziun? Artisti vjen me projektin më të ri dhe premton surpriza: Unë do futem në mes të këtyre njerëzve...

Robert Aliaj sfidon Eni Vasilin dhe Blendi Fevziun? Artisti vjen me projektin

Robert Aliaj shfaqet për herë të parë në një format ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. “As pro, as kundër”, është programi më i ri, drejtuar nga Robert Aliaj që nis mbrëmjen e sotme në ABC dhe do të shoqërojë publikun çdo të enjte në orën 21:00.

Gjatë bashkëbisedimit me Jonida Shehun, Aliaj zbuloi detaje rreth programit të tij, ndërsa theksoi se këtë herë nuk është vetvetja.

“Në këtë format jam jashtë vetvetes. Nuk jam fare vetvetja në kuptimin individual, unë dua të jem dikush, dua të jem, ai shoferi, minatori, gruaja e policit. Do jem ai personi që nuk i di gjërat. Unë jam ai shqiptari që nuk ka ndryshuar gjë fare se po ta kishin kuptuar do e kishin ndryshuar. Gjërat i ndryshojnë njerëzit, jo politikanët. Këtu nuk çohet njeri, se është manipuluar, shkatërruar, nuk ka shije, nuk ka as opinion.

Shqiptarët nuk e them me konotacion negativ, kur them që s’janë qenie njerëzore. Mediat kaq shumë i kanë shkatërruar shqiptarët. Kaq tmerrësisht i kanë keqinformuar. Janë ekstrem të shitura mediat edhe kjo gjë ka bërë që publiku e ka humbur fillin. Unë do të jem ai individi që e ka humbur fillin”, tha ai.

Me këtë format Robert Aliaj vjen në të enjten e debatit të nxehtë politik, mes Blendi Fevziut në një anë dhe Eni Vasilit nga ana tjetër, por sipas tij nuk ka qëllim të futet mes tyre, pasi nuk është gazetar.

“Unë do futem në mes të këtyre njerëzve që i respektoj për punën që kanë bërë. Nuk shikoj asgjë nga jeta private dhe a janë të shitur apo jo. Praktikisht mediat janë të shitura. Unë do futem në këtë treg pa pretendimet e gazetarit, me pretendimet e një qytetari që është i zhgënjyer. Do futem pa dëshirën për të krijuar sherr dhe pa krijuar te publiku përshtypjen se erdhi edhe një pulari tjetër”, deklaron ai.

Shkopi nuk do të mungojë edhe në këtë program ndryshe të tij. “Shkopi është një gjymtyrë”, thotë Aliaj.

Por për çfarë është pro dhe për çfarë kundër Robert Aliaj? “Unë jam kundër të gjithë klasës politike shqiptare e cila duhet të zhduket që nesër. Janë të gjithë gabim, 30 vjet këtu është shkatërruar. Unë jam pro që të zhduken me risqe shumë të mëdha revolucioni. Këta të zhduken fare dhe të vihen studentë, nuk e di të bëhet një gjë. Duhet të vinë teknicienë që nuk kanë lidhje me politikën”, thotë ai.