BREAKING NEWS

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon bisedën e ‘frikshme’: Funeral falas dhe mbi 1 milion lekë nëse e regjistron vdekjen me COVID-19

“Po e ndaj me ju këtë ngjarje shokuese”, Sazan Guri zbulon
x

Aktualitet

Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi ndjekin ndeshjen 'Shqipëri-Francë' në stadiumin e ri, kanë të dy një kërkesë për qeverinë

Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi ndjekin ndeshjen

Ndeshja hapëse e stadiumit të ri Air Albania, e cila përballi të zotët e shtëpisë me kampionët e botës ka sjellë në tribunë edhe artistët e njohur Robert Ndrenika dhe Arben Derhemi.

Në një prononcim për mediat Ndrenika u shpreh se shpreson që të bëhet edhe teatri i ri ashtu sikurse u përfundua stadiumi.

“Kam keqardhje që këta miqtë e mi nuk do lozin dot në këtë stadium për arsye të moshës, ashtu si dhe unë nuk do luaj në teatrin e ri që do bëhet. Shpresoj që të bëhet dhe ai.  Do shikoj stadiumin, pastaj do komentoj ndeshjen.”- tha Robert Ndrenika.

Ndërsa Derhemi u shpreh se si ky stadium duhet të bëhen edhe gjërat e tjera në Shqipëri.

“Teatër ëndrrash, është stadium i jashtëzakonshëm dhe  shpresoj që si ky stadium të bëhen gjithçka nga sot e tutje në Shqipëri.”- u shpreh Arben Derhemi.