Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Romeo Kara e sulmon ashpër dhe nxjerr prapaskenat: Turp për gazetaren “moraliste” Sonila Meço

Postuar: 16/05/2019 - 20:06

Gjykata e Arbitrazhit në Uashington i ka dhënë të drejtë biznesmenit Francesco Becchetti sa i takon padive të ngritura rreth Agon Channel, kompanive energjitike dhe investimeve të bëra nga italiani.

Vendimin e komentoi edhe ish-drejtuesja e Agon Channel Sonila Meço e cila tha se kjo është fatura më e rëndë që bie mbi shqiptarët e që pritet të jetë mbi 140 mln euro.

Ndërkaq i është përgjigjur avokati Romeo Kara, ish-jurist i CEZ i cili thotë se gazetarja ka dëshmuar në procesin e arbitrazhit në favor të Becchettit duke dalë hapur kundër interesave të vendit.

Reagimi

Eshte minimumi paaftesi lidhja e kontratave te tilla si ajo me Becchetin dhe akoma me e denueshme prishja e ketyre kontratave pa parashikuar goditjen e prishjes se kontrates ne arbitrazh.

Ka qene patjeter servilizmi dhe mungesa e integritetit te atyre qe nuk kane ditur t’i thone jo Rames, dhe t’i jepnin alternativen zgjidhese.

Vuajme për profesioniste, por me teper vuajme për njerez me integritet, qe dine te thone te verteten dhe te kapercejne pragun e skepticizmit.

Pra, nje turp profesional dhe dinjiteti, prishja e kontratave në menyra të tilla me kaq pasoja per vendin.

Por, ka edhe nje turp për gazetaren “moraliste” Sonila Meço.

Sonila Meço rezulton deshmitare në procesin e arbitrazhit ne favor të Becchetit, duke dale hapur kunder interesave të vendit të saj.

Ka dale deshmitare se ia kerkonte interesi i saj, apo sepse e shtyhu urrejtja për Ramen, kjo nuk ka rendesi, pasi faturen do t’a paguaje ky popull.

Ne procese arbitrazhi, ku shqyrtohen me hollesi detaje nga negocimi për te lidhur nje kontrate, lidhja e saj, zbatimi i saj, nderprerja e saj, qendrimi i paleve etj, nuk ka shume vend për deshmi të dhena nga nje person qe nuk ka qene pjese e strukturave qe kane menaxhuar keto hapa te kontrates.

Kam qene vete në kushte të tilla, kur duhej të zgjidhja midis interesit tim apo të vendit, por nuk kam ngurruar t’i sherbej vendit, pavaresisht se cili e drejton ate.

Sonila duhet t’a dije mire se edhe pse nxitua prishja e asaj kontrate, padroni i saj ngelet nje person qe nuk zbaton kontratat dhe shkel ligjjn.

Mosveprimi i prokurorise, nuk zhben ate qe ka bere Beccheti.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/05/2019 - 20:30

Automjetet që dalin nga kufiri midis Greqisë dhe Shqipërisë, nuk do të kontrollohen me vetëm nga Policia Shqiptare. Efektivët e misionit Frontex në vendin tonë, të cilët do të bëjnë edhe kontrollin e makinave.

Postuar: 26/05/2019 - 20:17

Anila Bushi, një 38-vjeçare me pothuajse 20 vite martesë, thotë se nuk i intereson fare bashkësho

Postuar: 26/05/2019 - 19:13

Është kryer ekstradimi i shtetasit shqiptar R.K, 31 vjeç, lindur në Tepelenë, nga Vjena drejt ven

Postuar: 26/05/2019 - 16:54

Për mbi 20 vite kanë jetuar nën një çati, por Nazmia nuk është sjellë me vjehrrën ashtu siç është

Postuar: 26/05/2019 - 16:12

Nesër pasdite ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate, më t

Postuar: 26/05/2019 - 16:03

Në pikën kufitare të Morinit këtë fundjavë ka patur pak lëvizje në të dy anët e doganës  së

Postuar: 26/05/2019 - 15:08

Ambasada amerikane ka publikuar ditën e sotme një njoftim për të gjithë shqiptarët që kanë fitu