Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rrëfimi tronditës i 29-vjeçares: Burri më rrihte mua dhe fëmijët, familja s'e pengonte

Postuar: 13/09/2017 - 21:28

Një shpullë që nisi në fejesë për të vazhduar me dhunën e përditshme martese, ku nuk i kursehej as kur ishte shtatzënë apo dhe në sy të fëmijëve. Kjo është gjithçka që Ana mban mend nga martesa e saj.  Ana është nëna e tre fëmijëve e cila ka thyer sot heshtjen dhe tregon dhunën që ish-bashkëshorti ushtronte ndaj saj prej vitesh.

Në një rrëfim për “Njerëz në Fokus” në “News24” 29-vjeçarja sot nuk ka frikë të flasë, ndërsa episodet e dhunës që ajo ka përjetuar, kalojnë imagjinatën.

“Jam vajzë e një ish-efektivi të rënë në krye të detyrës dhe sa herë më rrihte më thoshte: Ik në polici, por do turpërosh emrin e babait tënd. Rrija vetëm për nënën e vëllezërit se i kisha të vegjël. Më ka dhunuar edhe në shtatzëni. Më gjente duke larë enët, më thoshte pse është tv ndezur dhe më gjuante. Më ka rrahur gjatë gjithë kohës. Më gjente duke larë enët në banjo më thoshte pse i lan këtu dhe veç më qëllonte. Edhe në sy të familjes së tij më dhunonte. Ato thoshin që pse ia kthen fjalën.

I dënonte fëmijët dhe ata hanin me të fortë ushqimin dhe pasi villnin ata detyroheshin ta hanin. Ai nuk ishte baba. U hiqte pantallonat dhe u qëllonte me thupër. Kam qenë shtatzënë me djalin e vogël, më rrahu dhe më theu dhëmbët. Ai më tërhiqte zvarrë. Natën e fundit që më rrahu kam tentuar që të vrasë veten. Kam prerë damarët. Hera e parë që e kam denoncuar ka qenë dhjetor 2016-ta dhe më pas në mars erdhi kërkesa për divorc nga ai. I kishte bërë gjithçka në emrin tim, kishte gjetur avokat. Dhe i bëri të gjitha në favor të tij për të fituar pasurinë”, rrëfehu Ana.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 22:41

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ftuar në “Tonight Ilva Tare” u pyet nëse do të ndërmerrte masa për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, nëse ky i fundit do të refuzonte auditimin.

Postuar: 19/02/2018 - 22:26

Një grua në Tiranë ka denoncuar largimin e burrit nga banesa.

Postuar: 19/02/2018 - 21:39

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Mamurrasi. Në një kasolle bagëtish është gjetur i pajetë fetusi 8-muajsh i një foshnje sipas burimeve zyrtare nga policia.

Postuar: 19/02/2018 - 21:22

Asnjë vajze nuk i pëlqen këto 12 gabime që bëni ju!

Postuar: 19/02/2018 - 21:08

Historiani Kastriot Dervishi ka nxjerrë një foto të re nga arkivat e Ministrisë së Brendshme, ku duket edhe makina e tipit “Ifa” duke tërhequr bustin e ish diktatori

Postuar: 19/02/2018 - 20:42

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për trafik lëndësh narkotike.

Postuar: 19/02/2018 - 19:59

Një fshat në Tiranë ka mbetur pa energji elektrike, pasi janë vjedhur bobinat e bakrit të transformatorit që furnizon me energji këtë zonë.