Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rrëzimi i helikopterit, pyeten drejtuesit e bazës së Farkës

Rrëzimi i helikopterit, pyeten drejtuesit e bazës së Farkës

Postuar: 15/04/2016 - 16:14

Grupi hetimor i Prokurorisë së Shkodrës, që po heton shkakun e rrëzimit të helikopterit në liqenin e Shkodrës, merr në pyetje ushtarakët e Bazës Ajrore në Farkë. Krahas komandantit të Bazës Kuto Hasani, grupi hetimor ka administruar në dosje edhe dëshmit e shefit të shtabit të bazës ajrore, shefin e sigurisë së bazës, përgjegjësin e teknikës në Farkë, si dhe inxhinierët e teknikët e regjimentit të helikopterëve.
 
Burimet thonë se veç dëshmisë së tyre, ushtarakët i kanë vënë në dispozicion të akuzës urdhrat për zhvillimin e fluturimeve stërvitore, planet e fluturimit për datën 6 prill dhe itinerarin e ndjekur, librin e përgatitjes për fluturimin e helikopterëve EC 145” dhe librin e përgatitjes bazë, të cilat në përputhje me procedurat ligjore janë të sekretuara nga rreshterja Sofije Ramçaj, e cila nuk është marr në pyetje pasi ka dal në rezervë disa muaj para rrëzimit të helikopterëve.
 
Hetuesit kanë sekuestruar edhe librin e shërbimit të kontrollit të trafikut ajrore, librin e helikopterëve, bllokun e shënimeve të planit të punës së teknikut të bordit të helikopterit EC 145” si dhe librin e shërbimit të radio-rrjetit të brendshëm të helikopterëve për komunikimin mes pilotëve dhe operatorin e kontrollit në Farkë. Mësohet se ushtarakët e pyetur, kanë shpjeguar se procedurat e ndjekura që nga përgatitja, nisja e helikopterit dhe komunikimi i fundit i pilotëve është bërë në përputhje me bazën ligjore.
 
Ndërsa inxhinierët dhe mekanikët e regjimentit të helikopterëve kanë sqaruar se helikopterët gjithmonë kontrollohen para fluturimit dhe pas për ndonjë defekt të mundshëm teknik, duke provuar funksionimin e të gjithë panelit instrumental që ka helikopteri.
 
Burimet thonë se krahas këtyre veprimeve hetimore, prokuroria është në pritje edhe të përgjigjes së laboratorit të Inspektoratit Qendror Teknike të cilëve i është dërguar për ekspertizë karburanti që kishte në serbator helikopteri i rrëzuar që njihet ndryshe si “JET A1”. Kjo për të parë cilësinë e karburantit që helikopterët kishin në përdorim.
 
Nga ana tjetër, kartat e memories ashtu edhe siç duken në këtë foto janë të dëmtuara por që ekspertët e kompanisë së prodhimit të helikopterëve janë zotuar se pamjet dhe zëri i regjistruar mund të rikuperohet. Për këtë fakt, është ngritur një komision i drejtuar nga prokuror të çështjes, që do të shkojnë pranë kompanisë së prodhimit të helikopterëve për të asistuar në momentin e hapjes së këtyre pamjeve. /ABC 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:10

Një valë tjetër i nxehti do të përfshijë Europën duke nisur nga dita e diel. Ajo do të kalojë nëpër Europën Qendrore deri në Skandinavi.

Postuar: 20/07/2019 - 14:16

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar i Durrësit.

Postuar: 20/07/2019 - 13:36

Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, Mitat Tola në një prononcim për gazetarët tha se policia

Postuar: 20/07/2019 - 13:10

Në makinën e 37-vjeçari, Ardian Kuka që i mori jetën gruas së tij ditën e djeshme është gjetur nj

Postuar: 20/07/2019 - 11:50

Një krim makabër ndodhi pasditen e djeshme në Durrës.

Postuar: 20/07/2019 - 11:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një shqiptar në Itali mëngjesin e kësaj të shtune.