Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rrahën barbarisht nusen! Flet vjehrra: Pi ilaçe dhe nuk di çfarë flet, ajo vajzë të mbledhë mendjen!

Postuar: 11/09/2019 - 17:04

Vjehrra e nuses e cila denoncoi pak ditë më parë dhunën që ajo bashkë me bashkëshortin dhe djalin e saj kishin ushtruar ndaj saj ka treguar një tjetër variant të kësaj ngjarjeje. Në një rrëfim për Report Tv ajo është shprehur se nusja ka sajuar çdo gjë duke deklaruar se ajo e fundit vuan nga depresioni, gjë për të cilën edhe kurohej.

"Ne duhet të bëjmë shumë komente dhe të tregojmë të vërtetën që edhe unë të jem e ndërgjegjshme. Nusja të mbledhë mendjen dhe të kurohet nga depresioni. Pi ilaçe dhe nuk di çfarë flet. Isha unë me vajzën e vogël poshtë rreth orës 7. U ngjitëm lart. Kur ia dhamë vajzën se do i jepja djali bukë kjo bërtiste si e çmendur dhe deshi të mbyste vajzën. Ne kemi shpëtuar vajzën. Vazhdimisht vajza ka shenja por nuk e kisha kuptuar. I kam thënë të gjithëve që ajo do kurim, do neurolog. Ajo ka bërë film horror, u bë si bishë dhe dy burra nuk e mbanin dot. E kam vënë re dhe kur ishte shtatzëne dhe ia kam lënë hormoneve. Ka bërë një tentativë për t'u hedhur nga marteniteti. Oficeri gjyqësor i Elbasanit më tha hap derën. Policia më gjeti me vajzën në dorë. Djali kishte shkuar për t'i blerë një kaps vajzën. Sa pa policinë ajo bërtiti 'duan të më marrin vajzën. Kjo është historia. Dhe unë kam mbaruar shkollën për psikologji dhe nuhata shumë gjëra tek ajo", thotë vjehrra,

Dhunimi fizik i nuses së shtëpisë në prezencë të foshnjës 4 muajshe në Elbasan, ka sjellë mbylljen në “arrest shtëpie” të vjehrrit G.Ibrahimi.

Vendimi u mor dy ditë më parë nga gjykata e Elbasanit e cila pasi ka dëgjuar palët e përfshira në këtë konflikt të rëndë familjar, ka vendosur të caktojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për njërin nga tre personat e akuzuar për veprën penale të “Dhunës në familje”. Ndërkohë për burrin e vajzës së dhunuar H.Ibrahimi, person i dënuar më parë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Babë e bir së bashku me vjehrrën e nuses, akuzohen nga prokuroria e Elbasanit për “Dhunë në familje”, pasi rezulton se në datën 5 shtator kanë rrahur njëri pas tjetrit nusen e tyre. Dhunimi i saj ka ndodhur në ambientet e banesës në Elbasan, ku motivacion dyshohet se ka qenë marrja e ujit për të larë foshnjën katër muajshe.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/09/2019 - 23:27

Një njoftim për shkëndijë elektrike në bodrumin e Presidencës ka vënë në lëvizje forcat zjarrfikëse të kryeqytetit.Mësohet se Garda e Republikës ka kërkuar praninë e zjarrfikësve si masë paraprake, për të parandaluar

Postuar: 16/09/2019 - 22:05

 Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Kuç.

Postuar: 16/09/2019 - 21:17

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, në vendin e quajtur Kuc.

Postuar: 16/09/2019 - 21:07

Një aksident i frikshëm është regjistruar pak minuta më parë në Tiranë.

Postuar: 16/09/2019 - 19:58

Një darkë familjare u shndërrua në një sherr me fjalë e më pas me thika, çka u desh ndërhyrja e k

Postuar: 16/09/2019 - 19:45

Policia italiane ka zhvilluar një operacion të gjerë antidrogë në Latina, duke arrestuar gjithsej