Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rrëfehet Blendi Klosi: Në shtëpinë time ka plasaritje, nusja ime nuk e fut vajzën por unë aty rri

Postuar: 02/12/2019 - 23:11

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi tha se ka ndenjhur shumë orë në një nga ndërtesat e prishura. Ai tha se në shtëpinë e tij ka plasaritje.

Klosi tha:

“Kam ndenjur shumë orë në një nga ndërtesat e prishura. Tragjedi e jashtëzakonshme, jetë të humbura, dhimbje e madhe, prioritet kanë qenë njerëzit. Atë ditë kam parë heronj. Çunat e FNSH në një banesë në Durrës, bënë një punë të tmerrshme. Erdhën italianët më mbrapa dhe unë isha atje, fola vetë me shefin e grupit italian dhe tha kjo është rruga që duhet të bëjmë por ne nuk e bëjmë dot kurrë këtë që po bëjnë këta. Sakrifikuan çdo gjë për të shpëtuar një zonjë. Ishte një tërmet shumë i fortë, nuk ishte një gjë normale. Atë që thoni ju nga pikëpamja universitare, nga pikëpamja e përllogaritjeve, nga pikëpamja shkencore e thotë terreni. Mendoj se ndërtesat e prishura ose ato që u rrënuan kishin arsye ekstra. Arsye ekstra nga projektimi, nga ndërtimi. Unë vetë në shtëpinë time pata plasaritje dhe pa u riparuar ajo nusja ime nuk e fut vajzën se është psikologjike. Por ama duhet të kuptojmë se ajo është një ndërtesë e qëndrueshme, nuk ka asnjë problem, i rezistoi tërmetit. Nuk e dimë se çfarë ka parashikuar Zoti për ne. Por ama dimë të themi që janë ndërtesa të qëndrueshme dhe i rezistuan një tërmeti shumë të fortë. Ndërtesat e Durrësit realisht ajo godinë të fut tmerr por do riparohen. Kryeministri iu kërkoi që ata të fillojnë procesin e riparimit sepse nga pikëpamja vizuale, nga pikëpamja e stresit, se tani duhet të kthehemi në jetë normale. Unë jam në shtëpi, banoj por është si të thuash një familje që ka kompleksitetin e saj”.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2019 - 13:53

Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u certifikua për Planifikimin Strategjik nën metodologjinë ndërkombëtare BRIDGE.

Postuar: 13/12/2019 - 13:53

Krahas Dardhës, fshatit turistik në Korçë, dimri ka mbërritur edhe në Theth.

Postuar: 13/12/2019 - 13:40

Një grup përfaqësues i magjistratëve shqiptarë i kanë shprehur shqetësimin përfaqësuesve më të la

Postuar: 13/12/2019 - 12:36

E rëndë është ngjarja që ka ndodhur në fshatin Xhyrë të Librazhdit, ku një çift të rinjsh të sapo