
Ulen rastet e reja me COVID, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit

Rrëfehet ish-komandanti i grupit të zjarrit më 21 janar: Një ditë para kemi marrë paralajmërim për një atentat ndaj Sali Berishës: Nuk pranoi të...

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Janar 2021

Komandanti i grupit të zjarrit të gardës Agron Malaj deklaron se një ditë para, më 20 janar kishin marrë paralajmërim për një atentat ndaj Berishës dhe më 21 janar kishte pasur tentativa për ta evakuuar nga Kryeministria, por ai nuk kishte pranuar.
“Me kryeministrin nuk kam pasur komunikim direkt, vetëm me komandantin e njësisë speciale. Jam ngjitur 1 herë në kat të 2 kur u përgatit një plan evakuimi, ku kam parë Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe komandantin e Gardës në hollin e kryeministrisë, po debatonin, kish tension në biseda.Basha ka qëndruar tërë kohën në kryeministri, duke lëvizur në pozicione të ndryshme nëpër godinë.
Se ku ndodhen provat nuk mund t’i them se nuk është çështje që më takon, unë kam pasur 3 çifte snajperësh, pra të shoqëruar me nga një ndihmës snajperist, kemi pasur komunikim për 1 person që mund të kishte armë brezi, që duhet të jenë fotografuar, por unë fotografi nuk kam. Urdhri ka qenë të rrinë në pritje, pasi armët e snajperistëve mund të bëjnë shumë dëm në turmë, dhe ne nuk ishim agresorë me armë në dorë duke hapur zjarr drejt objektit. Aty duhej të ruhej qetësia dhe të përballojë pjesën e operacionit.
Gjatë planit që bëmë në datë 20 janar, patëm info nga Policia e Shtetit, ku thuhej se gjatë lëvizjes së kryeministrit, nga kryeministria për në banesë, mund të kishte atentat. Ne morëm masa me 2 blindat e Policisë Ushtarake që i kishim Brenda kryeministrisë, për t’i pasur gati për evakuim, por ai qëndroi aty dhe nuk lëvizi nga kryeministria. Pati 2-3 tentativa për të bërë evakuimin e kryeministrit. Nuk pranoi.
Më të lexuarat


Rriten shifrat nga COVID-19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë zbulon çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit

Aksidenti i trefishtë në aksin Fier-Vlorë/ Ndërron jetë 18-vjeçari, ka të plagosur (Detajet)

Si rrallëherë, ‘doktor Bardhyli’ rrëfen historinë e bukur të dashurisë me bashkëshorten e tij: U njohëm në mbrëmjen e maturës së kushërirës!

Pas videos duke gatuar, ‘godet’ sërish bashkëshortja e Luzlim Bashës, nxjerr foton ndryshe të kryedemokratit dhe ka një mesazh

Aksident i trefishtë në autostradën Vlorë-Levan, ka të plagosur, policia niset me urgjencë në vendngjarje

“Më tha Grida Duma që ia kishe qarë”/ Ministrja Spiropali sheh filxhan tek fallxhorja në emision, zbulon parashikimin për zgjedhjet: Mos i thuaj njeriut se më bëjnë atentat! (VIDEO)

E trishtë/ Ishin prej disa ditësh në intubim, humbin jetën nga COVID-19 katër pacientë në spitalin e Shkodrës

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, mësoni kur fillojnë reshjet e shiut dhe si do të ndryshojnë temperaturat

Tronditëse/ Po ngjitej në mal me shokët, humb jetën tragjikisht i riu shqiptar (DETAJE)

Ish-zyrtari i lartë i PS në zi, humb tragjikisht djalin e tij 16-vjeçar (DETAJE)
