Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rrëfehet "tmerri" i gjermanëve në sallën e gjyqit: Hynim nga dritaret për të grabitur shtëpitë

Postuar: 15/05/2019 - 17:49

Një 41-vjeçar shqiptar është duke u përballur me drejtësinë gjerman, pasi mbi të rëndojnë një sërë akuzash për vjedhje.
 
E ditur bëhet se 41-vjeçari ka pranuar 12 prej 13 vjedhjeve për të cilat akuzohet.
 
Mediat gjermane raportojnë se në seancën, që është zhvilluar ndaj tij ai ka zgjedhur të rrëfehet me anë të avokatit të tij mbrojtës.
 
Mësohet se  avokati i tij mbrojtës Ulf Weinhold, lexoi rrëfim me shkrim në emër të 41-vjeçarit shqiptar:
 
"Pas ndarjes nga gruaja ime dhe dy fëmijët e mi, kam humbur çdo mbështetje. Unë shpresoja të gjeja një punë në Gjermani dhe të krijoj një bazë që më pas të kisha mundësi të pajtohesha me gruan. Unë nuk munda të regjistrohesha në një punë të rregullt, kështu që fillova të kryej vjedhjet së bashku me kushëririn tim. Procedura e ndjekura janë të njëjtat me rezultat e hetimeve. Ne hynim nga dritaret për të grabitur shtëpitë si dhe ishim të pajisur me doreza dhe mjete të tjera. Ne më pas i shisnim sendet që grabisnim.’’
Shqiptari është ende në proces divorci me gruan e tij e cila jeton në Itali. Sipas tij ai ka ikur nga Shqipëria në vitin 2016 drejt Francës.
 
Në vitin 2018 kishte shkuar në Gjermani dhe në 6 dhjetor të po këtij viti ai është arrestuar.
 
Që nga ajo datë shqiptari është mbajtur në paraburgim. Gjithashtu mësohet se procesi gjyqësor ndaj tij vazhdon.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 23:47

Një shqiptar ka shkaktuar një rrëmujë në një lokal në qytetin e Milanos në Itali. Mediat fqinje shkruajnë se shqiptar ishte gjysmë i zhveshur dhe i dehur në momentin që është future brenda në lokal.

Postuar: 20/07/2019 - 23:29

 Ambasada Amerikane nxit nxënësit e rinj të Tiranës që të angazhohen në komunitet dhe të sje

Postuar: 20/07/2019 - 21:09

Gjystina Grishaj është burrnesha e vetme në Malësinë e Kelmendit.54 vitet e jetës i ka kaluar në

Postuar: 20/07/2019 - 20:42

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë – Pogradec.Një motor dhe n

Postuar: 20/07/2019 - 19:25

Ditën e sotme deputetja Aurora Mara ka bërë një status në rrjetet sociale ku shkruan mbi mbyllj

Postuar: 20/07/2019 - 18:32

Pedagogu i njohur, Artan Fuga në emisionin ‘Kjo javë’ në News 24, pyetur nëse SPAK-u

Postuar: 20/07/2019 - 18:24

Pas tri rasteve të shpërthimit nga bombolat e gazit, Inspektorati Shtetëror Teknik është i pafuqi