BREAKING NEWS

Zbardhen 36 provat e PS kundër Ilir Metës, më 20 korrik raporti për shkarkimin e presidentit shkon për votim në seancë plenare, ja detajet

Zbardhen 36 provat e PS kundër Ilir Metës, më 20 korrik raporti
x

Aktualitet

Rrëfimi mes lotësh/ Babai i braktis, 13-vjeçarja rrit motrat e vogla: Kam lënë shkollën sepse ...

Rrëfimi mes lotësh/ Babai i braktis, 13-vjeçarja rrit motrat e

Ditën e sotme në progamin "Historia ime" , një 13-vjeçare ka treguar mes lotësh problemet në familjen e saj. Ajo kishte dërguar një letër në redaksinë e emisionit ku kërkoi ndihmë. 13-vjeçarja kujdeset për motrat e saj, njëra 6 vjeç dhe tjetra 3-muajshe ndërsa babai i ka braktisur. Situata në familjen e saj është mjaft e keqe.

Gazetarja: Me kë jeton?

13-vjeçarja: Me mamin dhe dy motrat.

Gazetarja: Sa vjeç janë motrat?

13-vjeçarja: Njëra është 3-muajshe, tjetra 6.

Gazetarja: Në cilën klasë je?

13-vjeçarja: Në të katërtën.

Gazetarja: E ke lënë shkollën tani?

13-vjeçarja: Po!

Gazetarja: Pse e ke lënë?

13-vjeçarja: Se s’kishte mami mundësi ta paguante!

Gazetarja: Ti mban motrën e vogël?

13-vjeçarja: Po!

Gazetarja: Si ka qenë fëmijëria jote?

13-vjeçarja: Jo shumë mirë. S’kam qenë asnjëherë e lumtur si gjithë të tjerët. Të gjithë kanë familje të lumtura kurse unë s’kam qenë kurrë.

Gazetarja: Çfarë shikoje që nuk shkonte?

13-vjeçarja: Shikoja që nuk kisha një familje, babi na braktiste.

Gazetarja: Kur ikte çfarë thoshte babi?

13-vjeçarja: Nuk na lajmëronte! Merrte në telefon thoshte që ika, do vij prapë, por pastaj s’merrte më.

Gazetarja: Çfarë po përjeton sot ti?

13-vjeçarja: Përjetoj shumë gjëra. Nuk kemi mundësi që ta mbajmë motrën dhe unë nuk dua që ta lemë.

Gazetarja: Pse çfarë ka thënë mami?

13-vjeçarja: Mami nuk ka mundësi ta mbaj, se nuk ka asnjë ndihmë.

Gazetarja: Po ku do ta lërë?

13-vjeçarja: Në befotrof.

Gazetarja: Ti e ke rritur motrën?

13-vjeçarja: Po!

Gazetarja: Edhe motrën 6 vjeç ti e ke rritur?

13-vjeçarja: Po!

Gazetarja: Mami punonte në atë periudhë?

13-vjeçarja: Po!

Gazetarja: Ti rrije në shtëpi me motrën? Nuk mund të shkoje në shkollë?

13-vjeçarja: Në shkollë nuk mund të shkoja.

Gazetarja: Çfarë ka ndodhur me babin?

13-vjeçarja: Babi… babi s’është se ka qenë ndonjëherë për ne. Edhe kur jetonim bashkë, e dhunonte mamin para meje.

Gazetarja: Babi sa kohë ka që ka ikur?

13-vjeçarja: Po bën 3-4 muaj!

Gazetarja: Keni folur më me të?

13-vjeçarja: Jo!

Gazetarja: Çfarë bënte gjithmonë babi?

13-vjeçarja: Zihej me mamin, vinte vonë në shtëpi. Ndonjëherë s’më çonte për në shkollë, ikte. Mbaj mend njëherë, se di ne ishim të gjithë duke fjetur, ai u çua dhe bënte si i çmendur, u binte mureve me grusht. Që atë ditë, s’doja ta shikoja më!

Gazetarja: U trembe?

13-vjeçarja: Po!