Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rrëfimi prekës i dy prindërve shqiptarë i përlot të gjithë: Morëm edhe kredi për të lindur fëmijë, zoti na shpërbleu me trinjakë

Postuar: 13/11/2019 - 19:25

Të martuar prej 15 vitesh, ata janë bekuar së fundmi me ardhjen në jetë të trinjakëve Amel, Mabel dhe Elsian.

Kjo është historia e dy prindërve, Enver dhe Etleva Zinës.

”Kemi pritur shumë, kurrë nuk i humbëm shpresat… Na është dashur të marrim kredi për të bërë fertilizimin  In Vitro pasi nuk i kemi patur mundësitë ekonomike më parë”, është shprehur mes emocionesh Etleva, e cila shtoi se 5 muajt e fundit të shtatzënisë i ka kaluar në spital pasi kishte komplikacione.

Përmes lotëve ata rrëfyen në Vizion Plus emocionet e plotësimit të ëndrrës së tyre të kahershme , ndonëse me kredi.

“Deri tani paskemi jetuar një jete boshe, pa kuptim, pa një motiv, me zor e prisnim por nuk e kishim menduar asnjëherë se çfarë gëzimi do te ishte. I mbaj në duar dhe ende nuk më besohet që janë të mitë”, tha në rrëfimin e saj prekës, Etleva.

Të dy prindërit e rinj të trinjakëve janë aktualisht të papunë. Edhe pse iu duhet të mendojnë për të ushqyer tre të vegjëlit e sapoardhur në jetë, sikurse duhet të shlyejnë edhe kredinë që morën, ata po përjetojnë aktualisht emocionet e rralla për  të realizuar ëndrrën e tyre.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 23:27

E dielë, 8 dhjetor 2019. Parashikimi sipas IGJEUM

RESHJET

Nesër (e diel, dt. 08) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Postuar: 07/12/2019 - 23:18

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ballsh ku një drejtues motoçikletë duke ecur n

Postuar: 07/12/2019 - 22:57

Janë mbi 30 shkolla, të cilat nuk do të hapen ditën e hënë për shkak të dëmeve të krijuara nga të

Postuar: 07/12/2019 - 21:46

Në  emisionin “Shiko Kush Luan” pjesë e lojërave ishte dhe kryebashkiaku i Tiran

Postuar: 07/12/2019 - 21:23

44-vjeçarja Fatmira Cuka, së bashku me djalin e saj Sardin 18 vjeç, humbën jetën më 26 Nëntor si

Postuar: 07/12/2019 - 21:14

Një aksident rrugor ka ndodhur në Ballsh, ku një person është plagosur rëndë.Aksidenti ka ndodhur

Postuar: 07/12/2019 - 21:05

Hallet dhe sëmundja që e mundon prej vitesh, Hysen Hashanin bashkë me bashkëshorten, djalin, vajz